
Në ditëlindjen e parë të Dr, Florit, që prej ndarjes së tij nga jeta, vëllai i tij, Alban Kondi, ka përuruar një studio muzikore me emrin e tij.
Kjo studio, siç shprehet këngëtarja Aurela Gaçe e cila e ka ndarë këtë lajm me fansat e saj në Instagram, do të jetë një vend ku ata do të bëjnë muzikë si dhe do të kenë mundësi të kujtojnë Florin. Aty ndodhet një kënd me fotografitë e tij, vargjet e shumta dhe një bibliotekë me libra, pasi siç shprehet edhe vetë Aurela, Flori lexonte shumë. Ajo shton se vëllai i tij, Albani, po punon për shumë këngë të cilat vetë Flori nuk arriti t’i përfundonte dhe vargjet e shkruara prej tij, shumë shpejt mesa duket do të vijnë në këngë të reja.
Studion e regjistrimit e ka përuruar Kaltrina, vajza e Florit e cila ka provuar mikrofonin dhe kufjet, ku për herë të parë është dëgjuar kënga hit “Ku ka si Tirona”, nga Dr.Flori dhe Ermal Mamaqi.