Shendet i Pergjithshem

Fyti i thatë: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2022

Fyti i thatë: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Fyti i thatë është një simptomë e zakonshme - veçanërisht gjatë muajve të ftohtë të dimrit kur ajri është i thatë dhe infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes përhapen më shumë. Zakonisht, një fyt i thatë është një shenjë e diçkaje të vogël, si thatësi në ajër ose ftohje.

Simptomat e tjera mund t'ju ndihmojë të kuptoni shkakun e fytit të thatë dhe të dini nëse duhet të telefononi mjekun tuaj.

1. Dehidratimi: Simptomat përfshijnë edhe gojën e thatë, etjen e shtuar, urinë e errët ose më pak urinim, lodhje dhe marramendje.

2. Fjetja me gojën hapur: Simptomat përfshijnë edhe erën e pakëndshme të gojës, gërhitje dhe lodhje gjatë ditës.

3. Alergji: Simptomat përfshijnë edhe hundë të bllokuara, rrjedhje nga hundët, tështima, kruarje e syve, gojës ose lëkurës si edhe kollë.

4. Ftohje: Simptomat përfshijnë edhe hundë të bllokuara, rrjedhje nga hundët, kollë, dhimbje trupi, temperaturë.

5. Grip: Simptomat përfshijnë edhe ethe, temperaturë, kollë, hundë të bllokuara/rrjedhje nga hundët, dhimbje e muskujve, dhimbje koke, lodhje, të vjella ose diarre.

6. Covid: Një numër në rritje provash tregojnë se varianti Omicron ka më shumë gjasa të infektojë fytin sesa mushkëritë, gjë që shkencëtarët besojnë se mund të shpjegojë pse duket të jetë më infektues, por më pak vdekjeprurës se versionet e tjera të virusit. Simptomat më të zakonshme të Covid janë temperaturë, kollë, lodhje, humbja e shijes ose nuhatjes.

Gjendje më serioze:

1. GERD: Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një gjendje që bën që acidi të kthehet nga stomaku në ezofag - tubin që çon ushqimin nga goja në stomak.

2. Fyt streptokok: Fyt streptokok është një infeksion i fytit i shkaktuar nga bakteret. Zakonisht fyti do të jetë shumë i lënduar, por gjithashtu mund të ndjehet i thatë.

3. Tonsilit: Infeksion i bajameve.

Tharja e fytit është shpesh shenjë e një ftohjeje, dehidrimi ose gjumi me gojë hapur, veçanërisht gjatë dimrit. Trajtimet efektive në shtëpi përfshijnë pirjen e lëngjeve të ngrohta, të tilla si lëng mishi ose çaji i nxehtë. Mund të përdorni gjithashtu sprucuesit për fytin. Kontaktoni mjekun nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen pas disa ditësh.

Burimet: WebMD, Healthline

MOS I HUMBISNI