News

Konfirmohet prania e variantit Omicron në Shqipëri

Konfirmohet prania e variantit Omicron në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se janë konfirmuar raste të infektimit me variantin Omicron.

Në një konferencë mëngjesin e sotëm (23 dhjetor), kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, u shpreh se janë konfirmuar dy raste me Omicron pas analizës së mostrave në Gjermani. “Megjithatë, në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë varianti Delta,” shtoi ajo.

Rakacolli theksoi se situata epidemiologjike në 2 javët e fundit paraqitet “pak a shumë e qëndrueshme” si në rastet ditore ashtu edhe në rastet që kërkojnë kujdes spitalor. 

Referuar studimeve të fundit, njerëzit e infektuar me Omicron kanë afërsisht 15 deri në 20% më pak rrezik përsa i përket shtrimit në spital në krahasim me variantin Delta, thanë të mërkurën studiuesit nga Imperial College London. Sipas të dhënave, ka gjithashtu një rrezik të reduktuar të qëndrimit më gjatë në spital, ku rastet me Omicron kanë 40-45% më pak gjasa për t'u shtruar në spital për një natë ose më shumë.

Megjithatë, fakti që mendohet se redukton shtrimet në spital nuk është i mjaftueshëm për të mos patur masa anti-Covid sepse përhapja e shpejtë e Omicron do të thotë se një numër i madh i infeksioneve mund të çojë në numër të lartë të shtrimeve në spital.

 

REELS

Ç’kod veshjeje! 😼

✨ Çdo ide fillon me një ëndërr, por bëhet realitet kur njerëzit bashkohen për ta ndërtuar. Java Globale e Sipërmarrjes bën bashkë njerëz me ide, vizion dhe guxim për të formësuar të ardhmen e biznesit në Shqipëri. 💡 Një javë plot frymëzim, bashkëpunim dhe energji pozitive. @delinaibrahimaj @startup_albania_agency @mei.gov.al

POV: Po fle te gjyshërit në fshat

👀 Për çfarë po flasin? 👀

Mos zgjidhni më lodra vetëm se janë “të bukura”. Zgjidhni ato që formojnë trurin, emocionin dhe kujtimet. Na shkruaj moshën e fëmijës dhe ne do të të ndihmojmë të gjesh lodrën që bën diferencën. @noahs.ark.al – Loja që formon të ardhmen.

Njësoj motër, njësoj.

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

The presence of the Omicron variant in Albania is confirmed

Konfirmohet prania e variantit Omicron në Shqipëri

The Technical Committee of Experts announced that cases of infection with the Omicron variant have been identified.

At a conference this morning (December 23), the chairwoman of the Technical Committee of Experts, Mira Rakacolli, said that two cases with Omicron have been confirmed after analyzing samples in Germany. "However, the Delta variant continues to prevail in Albania," he added.

Rakacolli stressed that the epidemiological situation in the last 2 weeks is "more or less stable" both in daily cases and in cases that require hospital care.

Referring to recent studies , people infected with Omicron have approximately 15 to 20% less risk in terms of hospitalization compared to the Delta variant, researchers from Imperial College London said on Wednesday. According to the data, there is also a reduced risk of longer hospital stays, where cases with Omicron are 40-45% less likely to be hospitalized for one night or more.

However, although it is good news, it is not enough to not have anti-Covid measures because the rapid spread of Omicron means that a large number of infections can lead to high number of hospitalizations.