Ish-pronarja e një karfice të thjeshtë është tashmë pronarja e një shtëpie të re.
Demi Skipper, e cila ka një llogari në TikTok me emrin “Trade Me Project”, zbuloi pak ditë më parë se ia kishte arritur qëllimit të saj për të shkëmbyer një karficë me shumë sende të tjera, të cilat çuan në marrjen e një shtëpie.
Skipper, e cila e filloi projektin në maj 2020, më në fund mori një shtëpi në Tennessee pas 28 shkëmbimesh, sipas The Guardian.
“Kishte kaq shumë njerëz negativë që thoshin se nuk ishte e mundur. Unë isha e gatshme ta vazhdoja për pesë vjet nëse kjo duhej për të marrë një shtëpi.”
Ajo shtoi: "Zgjohem dhe mendoj: "A është e vërtetë kjo?" Unë kam shtëpinë. E kam marrë falë një karfice!”
Për të arritur qëllimin përfundimtar, Demi shkëmbeu karficën me një palë vathë, të cilët i ndërroi më pas me një palë syze dhe më vonë i shkëmbeu me një fshesë me vakum. Hap pas hapi, Demi nisi të zotëronte artikuj më të mëdhenj derisa së fundmi siguroi një kartë Chipotle e cila ofron një vit ushqim të pakufizuar falas nga rrjeti i restorantëve me të njëjtin emër dhe vlen 20,000 dollarë, sipas Guardian.
Ajo e shkëmbeu kartën me një trailer me vlerë 40,000 dollarë, që përfshinte një Powerwall nga Tesla (pajisje për ruajtjen e energjisë në shtëpi), panele diellore dhe një frigorifer. Traileri e çoi në shtëpinë e saj të re.
Demi tha për Guardian se ajo dhe burri i saj po planifikojnë të transferohen në Tennessee, ku do të rinovojnë shtëpinë e re dhe do të jetojnë atje.
Ajo shtoi se do ta bënte me kënaqësi edhe një herë këtë përvojë, por do t'ia jepte shtëpinë një personi në nevojë.
"Unë mendoj kam bërë mirë që kam parë anën pozitive dhe jo negative,” tha ajo. "Sikur të të thonë se dikush do të shkëmbejë diçka që nuk vlen as një qindarkë me një shtëpi që vlen miliona herë më shumë, mendoj se njerëzit do të thoshin se është e pamundur. Por kjo më bën të mendoj se gjithçka është e mundur tani."
@trademeproject The House Tour ???##trademeproject ##letsfixthishouse
? Unstoppable - Sia