Të gjithë ata që menduan se bileta për të shijuar nga afër Maluma-n dhe muzikën e tij shkoi kot, gabohen sepse Maluma e ka ndarë mendjen që do të vijë! Më në fund, vetë këngëtari pas shumë datash të shtyra konfirmon zyrtarisht ardhjen e tij në Tiranë.
Përmes një postimi në Instagram, Maluma ka njoftuar datat dhe vendet përkatëse të tour-it të tij muzikor nëpër Europë, ku mes tyre gjendej edhe Tirana.
Ardhja e Maluma-s përkon me ditën e Verës, 14 mars 2022, prandaj bëni mirë ta rrethoni që tani në kalendar.
View this post on Instagram
Në qërshor të 2020-ës, koncerti “MALUMA TOUR 11:11” u tha se do të mbahej në 24 qershor të 2021-shit, por dhe kjo nuk u realizua për shkak të kushteve të pafavorshme të shkaktuara prej pandemisë.