Vjeshtën e kaluar, Dua Lipa u emërua ambasadore e markës, ndërsa së fundmi, ajo po hedh një tjetër hap – koleksionin e parë në bashkëpunim me Puma-n.
Veshjet do të vijnë në formën e një koleksioni kapsulë të frymëzuar nga veshjet dhe këpucët e viteve ’90. Një koleksion i tilllë është në thelb një mori veshjesh që përcjellin vizionin e dizajnerit ose personit që i krijon dhe i kapërcen të gjitha stinët dhe është funksional kurdo. Ai mban emrin FLUTUR dhe kombinon logon e Puma-s dhe fluturën.
“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura,” tha Dua në një deklaratë (via WWD). “Ato përfaqësojnë shumë, transformimin, shpresën dhe metamorfozën. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua.”
“Kjo kapsulë është vetëm një ngacmim për çfarë që do të vijë vitin e ardhshëm, ne kemi punuar gjatë gjithë kohës me Duan për të sjellë në jetë të gjitha idetë e saj. Ka qenë kënaqësi të punoj me të, ajo është me të vërtetë një ikonë stili,” tha Maria Jose Valdes, menaxhere e përgjithshme e Puma's Sportstyle Business Unit.
Në nëntor 2020, Dua u emërua imazhi i fushatës “She Moves US”, e cila inkurajon gratë të lidhen përmes sportit dhe kulturës.
View this post on Instagram
Koleksioni Puma x Dua Lipa "Flutur" do të publikohet më 18 dhjetor.