Relationships

Pse s'keni më dëshirë për seks si dikur?

Pse s'keni më dëshirë për seks si dikur?

Nëse jeni në humor për gjithçka tjetër veç seksit, është koha për të menduar seriozisht për veten dhe partnerin. Duke filluar nga pilulat, që e fikin eksitimin, e duke vijuar me disa zakone të përditshme, ka një sërë faktorësh që e vrasin dëshirën tuaj seksuale pa e kuptuar ju.

Mbilodhja

Jeni shumë të lodhur për seks? Nuk përbën një justifikim, edhe pse shpesh mund të ndikojë. Shumicës së femrave u duhet të presin gjithë ditën për tu shtrirë pranë partnerit të tyre në mbrëmje dhe shpesh pyesin veten se përse nuk ndihen të eksituara. E mira do të ishte të kryenit marrëdhënie gjatë një kohe të ditës kur keni mjaftueshëm energji e jo kur ktheheni nga puna të mbingarkuar me strese dhe jeni të rraskapitur. Mund të zgjidhni për shembull mëngjesin, pasi zgjoheni të shplodhur ose edhe pasditet e fundjavave, pasi keni bërë një sy gjumë dreke. Përndryshe, nëse ju pëlqejnë më shumë dritat e fikura, provoni të hani një vakt me proteina dhe zarzavate jeshile përpara se të mbylleni në dhomë, pasi proteinat ju japin energji duke ju shtuar dëshirën për seks.

Antidepresivët

Hormone si serotina, epinefrina dhe dopamina janë përgjegjësit për eksitimin dhe veprimtarinë seksuale. Antidepresivët dhe ilaçe të tjera që na këshillohen nga psikiatri priren të ulin nivelin e këtyre hormoneve, çka shkurton aftësinë për tu eksituar. Por sipas një studimi të vitit 2003, 20 minuta stërvitje intensive mund të nxisin dëshirën seksuale tek femrat që hasin probleme për shkak të antidepresivëve.

Ndryshimet në peshë

Tek femrat është diçka e zakonshme që pesha të ndryshojë vazhdimisht; 2-3 kile më pak apo më shumë para apo pas menstruacioneve, ose më shumë, për shkak të shtatzanisë. Pavarësisht shkakut, sipas ekspertëve pesha është një ndër faktorët që ndikojnë më shumë në dëshirën seksuale tek femra, pasi ndikon tek mënyra sesi ajo e sheh veten, se sa tërheqëse ndihet. Nëse ndihesh e fortë, në peshën e duhur, je më e çlirët psikologjikisht për tu ndierë mirë gjatë marrëdhënieve seksuale. Ndaj, për një raport më të shëndetshëm seksual, duhet të përpiqeni ta çoni trupin në atë peshë që ju bën të ndiheni sexy.

Problemet me partnerin

Seksi është po aq psikologjik sa ç’është edhe fizik, ndaj sa herë keni zënka, shkëputje, largime me njëri-tjetrin do të ndjeni luhatje të dëshirës për të kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin. Problemet në marrëdhënie janë ato që ndikojnë më tepër se çdo faktor tjetër tek dëshira juaj seksuale.

Përveç kësaj, pas një periudhe të gjatë së bashku, nëse nuk eksperimentoni në marrëdhëniet tuaja, të ndenjurit bashkë do të kthehet në diçka monotone dhe mekanike. Ndaj, e mira është të flisni me njëri-tjetrin si për problemet në çift, ashtu edhe ato në krevat. Komunikimi do t’ju ndihmojë në çdo aspekt.

Kontrolli i shtatzanisë

Pilulat janë shumë efektive në parandalimin e shtatzanisë, por ato mund t’ju ulin kënaqësinë seksuale. Përse ndodh kjo? Pilulat veprojnë duke ulur nivelin e testosteronit, hormonit kyç kur vjen fjala për seksin. Prandaj meshkujt, të cilët nga gjeneza kanë më tepër testosteron, kanë më pak probleme lidhur me dëshirën seksuale.

Burimi:Glamour

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why don't you want sex like you used to?

Pse s'keni më dëshirë për seks si dikur?

If you're in the mood for anything but sex, it's time to think seriously about yourself and your partner. Starting from pills, which turn off excitement, and by following some daily habits, there are a number of factors that kill your sexual desire without you realizing it.

Mbilodhja

Are you too tired for sex? It is not an excuse, although it can often affect. Most women have to wait all day to lie down next to their partner in the evening and often wonder why they don't feel. The good would be to have relationships during a time of day when you have enough energy, not when you come back from work overburdened with stresses and are exhausted. You can choose for example in the morning, after waking up unwell or even on weekend afternoons, after having a lunch nap. Otherwise, if you like the lights off the most, try eating a meal of protein and green vegetables before closing in the room, as protein gives you energy by adding to your desire for sex.

Antidepressant

Hormones such as serotine, epinephrine and dopamine are responsible for excitement and sexual activity. Antidepressants and other medications advised by psychiatrists tend to lower the level of these hormones, which shortens the ability to get excited. But according to a 2003 study, 20 minutes of intensive training can promote sexual desire in women who face problems due to antidepressants.

Weight changes

In women it is common for weight to change constantly; 2-3 kilos less or more before or after menstruation, or more, because of pregnancy. Despite the cause, according to experts, weight is one of the factors that affect sexual desire more in women, as it affects how she sees herself, how attractive she feels. If you feel strong, at the right weight, you're more psychologically free to feel good during sexual intercourse. So, for a healthier sexual relationship, you have to try to get your body to the weight that makes you feel sexy.

Problems with partner

Sex is as psychological as it is physical, so whenever you have fights, break-ups, departures with each other you will feel fluctuations in the desire to engage in relationships with each other. Problems in relationships are those that affect your sexual desire more than any other factor.

In addition, after a long period together, if you do not experiment in your relationships, staying together will turn into something monotonous and mechanical. So, the good thing is to talk to each other about both the problems in the couple and those in bed. Communication will help you in every respect.

Pregnant control

Pills are very effective at preventing pregnancy, but they can lower your sexual pleasure. Why is this happening? Pills act by lowering the level of testosterone, the key hormone when it comes to sex. Therefore, males, who have more testosterone from genes, have fewer problems in terms of sexual desire.

Source:Glamour