Health

‘Covid i gjatë’: Sa shqiptarë po e përjetojnë aktualisht në vend?

‘Covid i gjatë’: Sa shqiptarë po e përjetojnë

Sindroma “Covid i gjatë” është një përkufizim i ri në sistemet shëndetësore, që po merret me trajtimin e personave që kanë mbetur me pasoja në shëndet nga infektimi me koronavirus.

Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona aktualisht janë në fazën e “Covid-it të gjatë”. Ata  vuajnë nga dëmtimet në formën e fibrozave në mushkëri, paaftësia fizike, çrregullime psikike, nervore, lodhje kronike, depresion etj.

Pasoja të tilla zgjasin 4-5 muaj, por edhe më shumë pas kalimit të infeksionit.

Që nga fillimi i pandemisë, deri në mes të tetorit 2021, Shqipëria numëron mbi 175 mijë persona të infektuar zyrtarisht me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes Sars-Cov-2 dhe me rreth 10 mijë vdekje shtesë nga marsi 2020-mars 2021, sipas të dhënave nga INSTAT.

Një pjesë e të infektuarve do të kthehen në të sëmurë kronikë.

Sipas vlerësimeve nga Poliklinika e Trajtimit të Mushkërive, rreth 20% e pacientëve vuajnë nga një lodhje e gjatë kronike, e cila zgjat në kohë. Pacientët me këto simptoma nuk ndihen si më parë gati edhe një vit pasi kanë kaluar infektimin.

Depresioni dhe prekja e sistemit nervor është një nga simptomat kryesore e “Covid-it të gjatë” edhe në Shqipëri, ashtu si dhe në të gjithë botën. Në 4-mujorin e parë të vitit 2021, shtrimet në pavijonet e spitalit psikiatrik u rritën me 68% në krahasim me 4-mujorin e parë të vitit 2020, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexoni më shumë për Covid-in e gjatë këtu.

Burimi: Monitor.al

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

'Long Covid': How many Albanians are currently experiencing it in the country?

‘Covid i gjatë’: Sa shqiptarë po e përjetojnë

"Long Covid" syndrome is a new definition in health systems, which is dealing with the treatment of people who have been left with health consequences from coronavirus infection.

In Albania, it is estimated that about 20 thousand people are currently in the "long Covid" phase. They suffer from injuries in the form of fibrosis in the lungs, physical disability, mental, nervous disorders, chronic fatigue, depression, etc.

Such consequences last 4-5 months, but even longer after the infection has passed.

From the beginning of the pandemic, until mid-October 2021, Albania counts over 175 thousand people officially infected with severe acute respiratory syndrome Sars-Cov-2 and with about 10 thousand additional deaths from March 2020 to March 2021, according to data from INSTAT.

A portion of the infected will turn into chronically ill.

According to estimates from the Lung Treatment Polyclinic, about 20% of patients suffer from a long chronic fatigue, which lasts over time. Patients with these symptoms do not feel as well as they did almost a year after they passed the infection.

Depression and affecting the nervous system is one of the main symptoms of "long Covid" in Albania, as well as around the world. In the first quarter of 2021, hospitalizations in psychiatric hospital wards increased by 68% compared to the first quarter of 2020, according to official sources from the Ministry of Health.

Read more about the tall Covid here.

Source: Monitor.al