Në një nga seritë e “Goop Lab” në Netflix – një program i aktores Gwyneth Paltrow dhe ekipit të Goop ku trajtohen tema që kanë lidhje me mirëqenien – theksohen vlerat e jashtëzakonshme të një diete 5-ditore për të cilën është hulumtuar për më shumë se dy dekada dhe vetë Gwyneth e ka provuar. Emra të tjerë të njohur, si Jennifer Aniston, Kate Hudson apo Eva Longoria, gjithashtu ia kanë besuar shëndetin herë pas here kësaj diete. Lori dhe Sara Hoxha, Arbana Osmani, Armina Mevlani, Fjodora Fjora, Viola Spiro, Julka Gramo, Marcela Lati etj., kanë patur kuriozitetin ta provojnë dhe kanë folur haptas për vlerat e saj. Bëhet fjalë për ProLon, cilën do ta trajtojmë më konkretisht në vijim.

Çfarë është ProLon?
Dieta ProLon Fasting Mimicking Diet është një program ushqimi 5-ditor që në thelb imiton agjërimin. Me fjalë të tjera, programi e bën trupin të kalojë në një fazë agjërimi dhe i lejon qelizat të marrin përfitimet e argjërimit, por ndërkohë ju hani një sasi të kufizuar ushqimi. ProLon është 100% me bazë bimore, pa gluten, pa laktozë, pa OMGJ dhe pa përbërës artificialë.

Kush e krijoi?
ProLon u krijua pas studimeve 20-vjeçare të Profesor Valter Longo, drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Partnerë hulumtues për dietën përfshijnë organizata dhe qendra të vlerësuara, si Klinika Mayo dhe Qendra e Kancerit Andersen. Në vitin 2018, TIME e konsideroi Profesor Longo-n si një nga 50 njerëzit më me influencë në fushën e shëndetësisë.

Cilat janë disa nga përfitimet?
Pas shumë vitesh, Profesor Longo krijoi një program të patentuar anti-aging dhe për ndikimin që ka në jetëgjatësi, i cili është i thjeshtë për t’u mbajtur dhe ka shumë përfitime nga ç’mund të imagjinoni. Duke qenë se merrni një sasi ushqimi, nuk keni asnjë rrezik që mund të lidhet me agjërimin ekstrem, që përfshin si për shembull ulje të sheqerit në gjak, ulje të funksionit imunitar, lodhje apo produktivitet të ulët.
View this post on Instagram
Përpos kësaj, ProLon aktizivon përtëritjen qelizore duke mbështetur plakjen e shëndetshme. Gjithashtu, në vetëm 5 ditë, ju përmirësoni përformancën, produktivitetin dhe keni më shumë energji.
View this post on Instagram
Nëse po pyesni veten a dobësoheni? Po, dieta synon humbjen e dhjamit, i cili ndryshon nga njëri individ të tjetri.
View this post on Instagram
Si ta provoni?
Fare thjeshtë! Mjafton të porosisni dietën në ProLon Albania dhe merrni gjithçka që ju nevojitet. Dieta vjen në një kuti të vetme me ushqimin për 5 ditë dhe gjithë informacionin e nevojshëm për të ditur se kur do të hani dhe çfarë. Me ProLon nuk keni asnjë surprizë të pakëndshme të momentit të fundit – thjesht hapni, ngrohni dhe hani!
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me faqen e ProLon Albania në Instagram ose të vizitoni website ku mund të rezervoni konsultë falas me specialistët e ProLon.
View this post on Instagram