Mbrëmjen e djeshme, u mbajt premiera e "Marvel's Eternals" e cila bëri bashkë yjet e kastit në tapetin e kuq. Richard Madden, Kit Harington, Salma Hayek, dhe Gemma Chan ishin mes të pranishmëve, bashkë me regjisorin e filmit, Chloe Zhao.
Angelina Jolie, e cila luan rolin e Thena në versionin e ri të Marvel ishte gjithashtu pjesë e yjeve bashkë me 5 nga 6 fëmijët e saj, Maddox (20), Vivienne (13), Zahara (16), Shiloh (15) dhe Knox (13). Që prej momentit të parë që fotot u publikuan në media, vëmendjen më të madhe e mori vajza e Jolie-së, Zahara, e cila u shfaq e veshur me fustanin që aktorja mbante veshur në Oscar-in e 2014-ës.
"Fëmijët e mi janë shumë të dhënë pas gjërave të vjetra. Ata riciklojnë gjërat e mia të vjetra dhe i veshin."- u shpreh Angelina për ET gjatë kalimit në tapetin e kuq.
Fustani ikonik i Angelina-s dukej mjaftueshë mirë edhe tek 16-vjeçarja e cila e mbante veshur gjithë krenari. Edhe më herët, Jolie ka folur përsa i përket investimit në gjëra cilësore.
"Unë investoj në në gjëra cilësore, që t'i vesh pastaj gjatë gjithë jetës sime. Çizme, një pallto e preferuar, një çantë. Unë nuk i ndërroj gjërat shpesh e dini? Kjo është veçori e imja."
Në po atë intervistë, Jolie zbuloi se ndan shumë gjëra me të bijën, Zahara, prandaj veshja e fustanit glamoroz s'është surprizë!
"Ne i shijojmë shumë gjëra vintage. Unë dhe Zahara kemi produkte të njëjta parfumesh, kremra trupi dhe shampo. Më vjen mirë që do ta kujtojmë njëra-tjetrën vetëm me aromë."
Burimi: BuzzFeed