Kanye Omari West tani është thjesht Ye. Pa një emër të dytë, pa mbiemër. Një gjykatë në Los Angeles miratoi kërkesën e Kanye West për të ndryshuar emrin, sipas Deadline dhe Rolling Stone.
Vendimi i gjykatës vjen dy muaj pasi reperi kërkoi që të ndryshonte emrin e lindjes me pseudonimin që përdor prej kohësh. Ai postoi edhe një foto në rrjete sociale me një model të çudishëm flokësh dhe mbishkrim: ¥
View this post on Instagram
Ironikisht, albumi më pak i pëlqyer i tij është ai i vitit 2018, titulluar pikërisht “Ye”.
Në nëntor 2019, ai i tha dizajnerit të Yeezy, Steven Smith, se po të donte, mund ta ndryshonte emrin për një vit në Christian Genius Billionaire Kanye West. Në fakt, Ye është më mirë. Qëndro këtu, Kanye Ye!
ë
- Pas këtyre fotove, njerëzit ~dyshojnë~ se Kim dhe Kanye nuk duken dhe aq 'të divorcuar'
- Njerëzit thonë se për inat të Kanye-s, Drake ka marrë në videoklip dikë që duket fiks si Kim!
- Prit, çfarë? Përmes këngës, Kanye thotë se e ka tradhtuar Kim-in
- Kim mbështet albumin e Kanye-s, por njerëzit tallen me gafën që bëri