Muzika

Kënga 'Watermelon Sugar' e Harry Styles është shumë më ~seksuale~ nga sa mendoni!

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2021

Kënga 'Watermelon Sugar' e Harry Styles është

Ky është një mister që i ka munduar fansat e muzikës pop dhe të Harry Styles prej kohësh: Cili është kuptimi i vërtetë i hitit që fitoi një Grammy, "Watermelon Sugar"? 

Shumë ide dhe supozime kanë qenë se kënga i referohet orgazmës së grave, por kurr nuk është dhënë një përgjigje, deri tani.

Në një shfaqje në Nashville, Tennessee më 1 tetor, Styles më në fund zbuloi kuptimin e këngës.

"Kjo këngë është për...nuk ka shumë rëndësi se për çfarë është. Bën fjalë për ëmbëlsinë e jetës", thotë ai teksa këndon. "Është gjithashtu dhe për orgazmën femërore, por kjo nuk është e rëndësishme", shton më pas.

Shpjegimi shoqërohet me një sërë brohoritjesh.

Një pjesë nga teksti thotë:

"Ka shije si luleshtrydhe, në një mbrëmje verore. Është kaq e mrekullueshme dhe e ngrohtë.. [...] Thjesht dua ta shijoj."

Edhe ky mister u zgjidh. Tani dëgjojeni këngën dhe iluminohuni për gjithçka që s'keni kuptuar më parë.