Mbrëmjen e sotme, (5 tetor) në Top Channel nis Big Brother VIP. Formati shumë i dashur për shqiptarët, rikthehet në një tjetër formë. Këtë vit, banorët e shtëpisë së famshme janë përsonazhe të njohur.
Ka patur shumë aludime në lidhje me emrat e banorëve VIP, por vetëm pak orë më parë, në Instagramin e Top Channel-it, u konfirmua zyrtarisht banorja e parë. Bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri.
View this post on Instagram
Mes shumë emrave të tjerë, aktorja e Portokallisë është zyrtarisht banorja e parë e Big Brother VIP, reality show që do të moderohet nga Arbana Osmani.
Pak orë para transmetimit u konfirmuan gjithashtu edhe opinionistët që do të shoqërojnë spektaklin gjatë netëve live. Bëhet fjalë për Balina Bodinakun dhe Arbër Hajdarin.
Emra të tjerë si Sheila Haxhiraj, Valbona Mema, Vesel Kurtishaj, Hygerta Sako etj, do të jenë pjesë e shtëpisë VIP, por mbetet për t'i zbuluar në vijim.
Big Brother VIP mendohet të jetë edicioni më i madh ndonjëherë i një Big Brother-i në Shqipëri. Arbana u shpreh se "thuajse gjithçka ka ndryshuar, veç saj". Edhe çmimi për fituesin mbetet i njëjtë, 100.000 euro.
- Big Brother VIP: Zbulohet cilët do jenë 2 opinionistët!
- Kërkesa disi e çuditshme për të qenë në ‘Big Brother’: Flet këngëtarja
- Lori Hoxha zbulon disa nga personazhet VIP që janë kontaktuar për në ‘Big Brother’
- Publikohet data kur nis ‘Big Brother VIP’
- Thuhet se do të ketë ‘Big Brother VIP Fun Club’: Kush e prezanton?
- Arbana Osmani zbulon detaje të reja rreth Big Brother VIP