Celebrity

‘Pse nuk e ftojnë në Met Gala?’ Khloé flet për herë të parë për thashethemet

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2021

‘Pse nuk e ftojnë në Met Gala?’ Khloé flet për

Khloé Kardashian mohoi thashethemet e pabazuar të cilat thonë se ajo është ndaluar që të marrë pjesë në Met Gala.

Ylli i “Keeping up ëith the Kardashians” shkroi në Twitter se thashethemet janë “absolutisht JO të vërteta” pasi një ndjekës i shkroi “të lutem sqaroje”.

Khloé nuk e specifikoi pse nuk ishte  e pranishme në Met Gala 2021, ndërkohë që Kim, Kendall dhe Kris Jenner po. Kylie mendohet se mungoi për shkak të shtatzënisë, ndërsa Kourtney u pa duke ngrënë në restorant në New York gjatë Met Gala.

‘Pse nuk e ftojnë në Met Gala?’ Khloé flet për

Në maj të vitit 2019 pati zëra se për organizatoren e Met Gala, kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, Khloé është një figurë publike tretësore dhe kurrsesi nuk mund të renditet në listën A të të ftuarve.

‘Pse nuk e ftojnë në Met Gala?’ Khloé flet për
Met Gala 2019

Asokohe u tha se për të mbështetur të motrën, as Kourtney nuk mori pjesë. Ju kujtojmë se Khoe nuk ka pozuar ende për Vogue, ndryshe nga motrat e tjera.