Celebrity

Shokë me ish-burrin dhe gruan e re? Miranda Kerr thotë 'PO' me plot gojën!

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2021

Shokë me ish-burrin dhe gruan e re? Miranda Kerr thotë 'PO'

Orlando Bloom, sot bashkëshorti i Katy Perry, dikur ishte i martuar me Miranda Kerr. Ish-çifti qëndruan bashkë nga 2010 deri në 2013 dhe janë prindër të një djali, por pavarësisht divorcit janë akoma shokë të ngushtë.

Për të gjithë ata që s'e gjejnë kuptimin e kësaj shoqërie, modelja e sqaroi e ftuar së fundmi gjatë në një podcast. 

Shokë me ish-burrin dhe gruan e re? Miranda Kerr thotë 'PO'

"Eshtë e mrekullueshme që unë dhe ai kemi qenë të aftë për të gjetur partnerë të tjerë që shkojnë kaq mirë me ne."- u shpreh Miranda duke shtuar se Bloom është shokë i mirë edhe me bashkëshortin e saj aktual, Evan Spiegel.

Kerr, pëveçse me ish-bashkëshortin ka një raport fantastik edhe me Katy Perry-n. 

Shokë me ish-burrin dhe gruan e re? Miranda Kerr thotë 'PO'

"Eshtë raport i bekuar dhe s'ka pse të jetë ndryshe. Gjithçka mund të jetë harmonike dhe ti mund të jesh shumë e mirë. Ne shkojmë për pushime bashkë. Gjithë momentet e rëndësishme i kalojmë bashkë. Unë e dua shumë atë. Madje mund ta them me plot gojën që atë e dua më shumë."- u shpreh ajo në lidhje me këngëtaren.

Në fakt, kjo s'është heera e parë që Kerr flet hapur për marrëdhënien që ajo dhe Bloom kanë me partnerët respektivë. Vetëm pak kohë më parë deklaroi hapur që më shumë se aktorin do Katy-n!

Burimi: BuzzFeed