Brad Pitt, përveç gjithë të tjerave, njihej si i dashuri që ngjante me çdo partnere që kishte në krah. Nëse nuk e keni vënë re, flokët e aktorit, stili i tij i veshjes, etj, ishin në harmoni të plotë me të vajzës që kishte në krahë. Kësaj dileme të vjetër sa vetë Brad, më në fund i dha përgjigje vetë një nga ish-et e Pitt, Gwyneth Paltrow.
Njerëzit duan të dinë nëse e bënte qëllimisht apo ishte gjithmonë e njëjta rastësi? Sipas Paltrow në rastin e tyre ishte e gjitha e mirëmenduar!
"Kishim të njëjtën prerje flokësh sepse i premë në të njëjtin vend. Chris McMillan na i preu të dyve në të njëjtin model."- tregon ajo për foton në fjalë.
Ndonëse flokët ishin të menduara, përsa i përket stilit, Gëyneth thotë se ngjashmëria s'ka qenë e qëllimshme dhe se thjesht përshtateshin.
Pra, kemi një përgjigje. I gjithë sekreti i ngjashmërisë ishte tek energjia e Brad ndaj partnereve, e ndërsa në raste përjashtuese, ndonjë parukier i njëjtë.
View this post on Instagram
Burimi: BuzzFeed