Social Buzz

Italianët po e konsiderojnë kopertinën e 'Vogue Italia' hipokrizi, por pse?

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2021

Italianët po e konsiderojnë kopertinën e 'Vogue Italia'

Revista “Vogue Italia” po përballet me kritika të shumta pasi, sipas njerëzve, nuk ekspozoi siç duhet bregdetin toskan. Qytetarët kërkojnë që revista të kërkojë falje publikisht, duke e cilësuar kopertinën si "hipokrite".

Faqja e parë e muajit shtator ka në qendër plazhet e bardha, të bukura në Rosignano Solvay, Toskana, një zonë e cila shpesh është cilësuar si “Maldivet e Italisë”.

Bazuar në imazhin e vendosur në kopertinë, nuk mund të kuptohet se bregdeti ka shumë pranë edhe një fabrikë kimike, përgjegjëse për ndotjen e detit, shkruan Vice World News (via Euronews).

"Uji është simbol parësor i rigjenerimit, shpengimit dhe kthimit në jetë", shkroi Massimo Vitali, fotografi.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue Italia (@vogueitalia)

Një fabrikë kimike e ndërtuar nga kompania me bazë në Belgjikë “Solway” ka qenë e pranishme në Rosignano që nga viti 1913. Përveçse është e pakëndshme për t’u parë, fabrika ndot edhe detin që e ka shumë afër me mbetjet kimike që prodhon, problem ky që qytetarët e kanë vuajtur me dekada të tëra.

Ngjyra e famshme e bardhë e rërës që e bën plazhin kaq popullor është për shkak të sasive të larta të mbetjeve të hirit gëlqeror. Vice raporton se në vitin 2017, peshqit po largoheshin në breg me nivele shumë të larta të amoniakut në trupat e tyre.

Rregullatori përgjegjës për vlerësimin e sigurisë së ujit vazhdon të këmbëngulë se uji është i sigurt për të notuar, pavarësisht se rezulton pozitiv për nivele të larta të toksinave.

Lidhur me reagimet, "Vogue Italia" është përgjigjur duke thënë se ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për problement mjedisore dhe se nuk kishte si synim që "lavdëronte një plazh të ndotur".

Italianët po e konsiderojnë kopertinën e 'Vogue Italia'

Burimi: Euronews Albania, Vogue Italia, Vice