Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka njoftuar mbrëmjen e sotme largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Gjatë deklaratës për shtyp, kryetari demokrat tha se Berisha nuk do të jetë më anëtar i partisë për të shmangur çdo lloj keqkuptimi.
"Për të shmangur çdo keqkuptim deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të çështjes në rrugë gjyqësore, Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”.
Largimi i tij nga partia të cilën e themeloi vetë vjen pas plot 30 vitesh. Pas këtij vendimi, Sali Berisha nesër mund të shkojë në Kuvend, por nuk mund të jetë pjesë e grupit të Partisë Demokratike, nga e cila u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ish-kryeministri Berisha u shpall "non-grata" në SHBA më 19 maj për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”.
Berisha e ka konsideruar vendimin të pabazuar në prova dhe të motivuar politikisht. Për këtë, më 5 gusht ai tha se e ka paditur për shpifje Blinken-in në Gjykatën Korreksionale të Parisit.
Pak muaj më parë, rreth muajit korrik SHBA-ës kërkuan përmes ambasadës në Tiranë, distancimin e PD-së nga Berisha, vendim i cili u zyrtarizua sot (9 shtator).
Burimi: Euroneës, Abc Neës