Hërën e fundit që Kylie ishte shtatzënë ja doli ta fshihte për plot 9 muaj dhe gjëja e fundit që prisnim ishte të postonte një foto në Instagram. Me bebin numër dy, gjërat kanë ndryshuar dhe meqë pak ditë më parë e gjithë bota mësoi lajmin, Jenner vendos të na tregojë shkëlqimin e pritjes së ëmbël!
E veshur me një fustan të shkurtër të bardhë dhe një pardesy në të njëjtën ngjyrë, Kylie dukej në formë edhe më të mirë nga ç'jemi mësuar ta shohim!
Sipas "People", Kylie është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe "mezi po pret" që Stormi të bëhet motra e madhe.
"Eshtë e mrekulluar nga fakti që do të bëhet nënë për herë të dytë. E ka shijuar gjithë periudhën në privatësi të plotë. Kalon kohë vetëm me miqtë e ngushtë dhe familjen."- thotë po i njëjti burim.
Duke qenë se "Keeping Up ëith the Kardashians" nuk është më një program televiziv, me siguri bota do ta humbasë momentin kur Travis dhe Kylie do të bëhen prindër për herë të dytë. Ose jo, nëse Kylie ja del të dokumentojë çdo çast siç bëri me videon e lindjes së Stormi-it, plot 11 minuta.