Cardi B dhe Offset janë tashmë prindër të një tjetër bebushi.
“9/4/21,” vendosi Cardi si mbishkrim në një fotografi ku shfaqet në shtratin e spitalit së bashku me foshnjën dhe Offset.
View this post on Instagram
Çifti i reperëve thanë se “ishin të lumtur që më fund takuan djalin e tyre”. “Ai që tani po merr shumë dashuri nga familja dhe miqtë. Mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit dhe motrat e tjera,” thanë ata në një deklaratë për People.
Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar, ka një vajzë me Offset, Kulture, 3 vjeç. Reperi "Bad and Boujee", emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, ka tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme: Jordan, 11 vjeç, Kody, 6 dhe Kalea, 6.
Cardi dhe Offset u martuan në fshehtësi në 2017-n dhe u ndanë shkurtimisht në vitin 2020 para se Cardi të tërhiqte dokumentet e divorcit.