Fjodora Fjora, gjatë kohës që nuk ka qenë pjesë e televizionit, shfaqej herë pas here nëpër programe televizive si e ftuar. Kujtojmë disa nga intervistat e saj te “Rudina”,
“Ftesë në pesë”
apo “Vizioni i pasdites”.
Së fundmi, ajo zbuloi se nuk do të jetë më e ftuar nëpër programet e pasdites, sepse do të drejtojë vetë një të tillë. Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi se do të drejtojë emisionin e pasdites në RTSH.
“Po! Kam nderin dhe privilegjin të nis emisionin e pasdites, çdo ditë live në ekranin e të gjithë shqiptarëve me një super ekip.” – shkruan ajo.
“Të uroj suksese vërtet ‘homologe’, edhe pse me pak mërzitje...do të na mungosh me dritën dhe elegancën tënde në studio,” i shkroi Bieta Sulo.