Out and About

Colour Day, nga të ftuarit te biletat falas: Detaje për festivalin më cool të momentit

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2021

Colour Day, nga të ftuarit te biletat falas: Detaje për festivalin

Fillon në mesditë dhe përfundon në mesnatë. Nis me muzikën më të mirë live dhe mbyllet me beat-et shpërthyese të muzikës elektronike. Sigurisht që e kemi fjalën për Colour Day Festival, festivali që bashkon ngjyrat dhe muzikën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Colour Day Festival Albania (@colourdayfestival_albania)

Të hënën, më 6 shtator, sheshi “Nënë Tereza” do të përjetojë ditën më shumëngjyrëshe të vitit. “Sigurisht, njëlloj si në edicionet e kaluara do të kemi në dispozicion të gjitha ngjyrat e mundshme për të ngjyrosur njëri-tjetrin dhe tërë Tiranën me shpirtin tonë lozonjar,” shkruajnë organizatorët e Colour Day.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Colour Day Festival Albania (@colourdayfestival_albania)

ACE2ACE, Alban Chela, Ardian Bujupi, Arilena Ara, Dren Abazi, Mozzik, Getinjo, West Side Family, Elgit Doda, Vin Veli, DJ Vicky, Young Zerka janë vetëm disa prej emrave që do të ngjiten në skenën e festivalit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Colour Day Festival Albania (@colourdayfestival_albania)

Përpos tyre, një dyshe dinamike DJ do të elektrizojë skenën, Mim dhe Liv NERVO. Ato kanë performuar në festivale të njohur si Tomorrowland, Lollapalooza, Creamfields, Balaton Sound, EDC, Electric Zoo, ULTRA etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Colour Day Festival Albania (@colourdayfestival_albania)

Prisni se ka ende! A e dini se mund ta merrni biletën e Colour Day Festival falas? Nëse jeni 18-25 vjeç dhe do të vaksinoheni kundër Covid nga data 31 gusht deri në 5 shtator, do të mund ta shijoni Colour Day Festival falas. Nëse i plotësoni këto kritere, dërgoni email tek [email protected] për informacion të mëtejshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Colour Day Festival Albania (@colourdayfestival_albania)

Për më shumë informacion për festivalin, klikoni këtu.