Celebrity

Si po planifikon Kylie të njoftojë shtatzëninë e dytë

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2021

Si po planifikon Kylie të njoftojë shtatzëninë e dytë

Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se do të bëhen prindër – nuk ka një konfirmim/mohim nga ata, por nuk është hera e parë që mbajnë një shtatzëni sekret. Megjithatë, ndryshe nga shtatzënia e parë, thuhet se Kylie do ta bëjë publike lajmin e gëzueshëm.

Sipas HollywoodLife, Kylie po planifikonte që të njoftonte shtatzëninë në Met Gala.

“Ajo po planifikonte të njoftonte shtatzëninë e saj në Met Gala para se Page Six të bënte të ditur lajmin," tha burimi. “Tani që lajmi ka dalë, ajo thuhet se po planifikon një njoftim të madh përpara Met Gala."

Burimi bëri me dije se Kylie dhe Travis, së bashku me Kendall Jenner, do të ishin të pranishëm në Met Gala. Sipas po të njëjtit burim, ata nuk janë në një lidhje të mirëfilltë romantike.

"Kylie dhe Travis nuk janë zyrtarisht së bashku pavarësisht se presin një fëmijë tjetër.”

Megjithatë, ata kanë një "lidhje shumë të veçantë" dhe një "lidhje intensive". Burimi tha se të dy kanë diskutuar për foshnjën nr. 2 për shumë kohë.

Si po planifikon Kylie të njoftojë shtatzëninë e dytë

Në maj, një burim për Entertainment Tonight u shpreh se ata “po përpiqen t’i rregullojnë gjërat”. Përpos kësaj, disa burime thanë se janë në një marrëdhënie të hapur, gjë që Kylie e mohoi.

Bashkë me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, Kylie dhe Travis bënë një paraqitje në tapetin e kuq. Të tre morën pjesë në 72-vjetorin e Parsons Benefit (festë vjetore për rolin frymëzues dhe transformues që ka moda, dizajni dhe artet e tjera në botën e sotme) në New York, ku Travis u nderua me çmim.

Gjatë fjalës së tij, E! shkroi se Travis u shpreh: “Stormi, të dua dhe ‘wifey’, të dua.” “Wifey” është një mënyrë informale që ka kuptimin “grua”, ndërsa në gjuhën e përditshme i referohet edhe një gruaje e cila është në marrëdhënie serioze me dikë.

Si po planifikon Kylie të njoftojë shtatzëninë e dytë

Kujtojmë se shtatzënia e parë u mbaj e gjitha sekret, ndonëse mediat hamendësonin. Në shkut 2018, Kylie shkroi:

“Më falni që nuk ju tregova gjë edhe pse ju vazhdonit hamendësonit. E di që jeni mësuar t’ju marr me vete në çdo udhëtim timin. Shtatzënia ime ishte diçka që zgjodha ta bëja larg syve të botës. E dija që duhet të merrja pak kohë që të përgatitesha për rolin e një jete në një ambient të qetë, të shëndetshëm e pa stres. Nuk ka një moment befasie, apo deklaratë të paguar të planifikuar. E dija që foshnja ime do të ndjente çdo stres dhe çdo emocion timin kështu që zgjodha ta bëj në këtë mënyrë për jetën time të vogël dhe lumturinë tonë.

Shtatzënia ka qenë eksperienca më e bukur më fuqizuese dhe më ndikuese e jetës sime. Në fakt do të më marrë malli. I vlerësoj miqtë dhe sidomos familjen time që më ndihmuan ta bëj këtë moment sa më privat të ishte e mundur. Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme u lind më 1 shkurt dhe mezi po prisja ta ndaja me ju këtë bekim. Ndjej aq shumë dashuri dhe lumturi sa mund të plas. Faleminderit që më kuptuat.”