Të shtunën, më 3 maj, Lady Gaga mbajti një koncert të shumëpritur në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, Brazil, duke thyer rekordin për shfaqjen live më të ndjekur ndonjëherë nga një artiste grua në histori, me plot 2.1 milionë njerëz që ndoqën performancën e saj. Këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj, ajo ia dedikoi komunitetit LGBTQ+.
Autoritetet lokale në Rio de Janeiro, së bashku me organizatorët e eventit, konfirmuan zyrtarisht se performanca "The Mayhem Ball" në Copacabana mblodhi 2.1 milionë pjesëmarrës, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm.
View this post on Instagram
Koncerti madhështor në Copacabana erdhi pas performancave të saj mahnitëse në “Coachella 2025” dhe një shfaqjeje të suksesshme në Mexico City. Koncerti ishte i shumëpritur për fansat e zjarrtë brazilianë, të cilët e kishin ndjekur këngëtaren live për herë të fundit 13 vite më parë, gjatë turneut "The Born This Way Ball" në vitin 2012.
Energjia e jashtëzakonshme e mbi 2 milionë njerëzve që këndonin, kërcenin dhe brohorisnin çdo fjalë të këngëve të saj, bëri që vetë Gaga, grupi i saj dhe balerinët të emocionoheshin në disa momente të performancës.
ELA SENTADA PENSANDO NO QUANTO ELA FOI PERFEITA! A GENTE NUNCA VAI ESQUECER O DIA DE HOJE #LadyGagaNaGlô pic.twitter.com/HbCYHj7A49
— TV Globo ? (@tvglobo) May 4, 2025
Sipas raportimeve nga media braziliane G1, 2.1 milionë njerëz morën pjesë në koncert, ndërsa 500,000 turistë kishin mbërritur në Rio që nga 1 maji vetëm për të ndjekur shfaqjen. E njëjta media theksoi se ky koncert tejkaloi edhe atë të Madonnës vitin e kaluar, që mblodhi 1.6 milionë fansa dhe ishte organizuar nga i njëjti ekip në të njëjtin vend.
Përballë kësaj turme historike, Gaga bëri disa nderime për kulturën braziliane, duke u shfaqur me ngjyrat e flamurit të Brazilit, si dhe falënderoi fansat e saj në komunitetin LGBTQ+ që, siç tha ajo, nuk e kishin lënë kurrë të ndihej vetëm.
Artikuj të sugjeruar: