Kur ka pothuajse gjithçka që mund të imagjinohet, të jesh krijues dhe inovativ është një sfidë e madhe, së cilës Samsung i përgjigjet me gatishmëri vit pas viti. Televizorët e serisë Lifestyle janë të dedikuar për ata që janë në kërkim të një përvoje estetike. Këta televizorë ju ofrojnë një figurë me cilësi jashtëzakonisht të lartë, si dhe mundësinë për t'u përshtatur në mënyrë të përkryer me ambientin tuaj të ndenjes. Televizori The Frame, me cilësinë më të lartë të figurës të kombinuar me modalitetin e artit është një vlerë e shtuar unike në shtëpinë tuaj.
Televizor kur është i ndezur, art kur është i fikur
The Frame është më shumë sesa thjesht një televizor, por një kanavacë që pasqyron stilin tuaj. I bukur dhe frymëzues, ai përfaqëson mundësinë për të ndryshuar hapësirën tuaj të brendshme me një pamje dhe ndjesi që është po aq krijuese, moderne dhe unike sa ju. Kjo pajisje e kthen çdo shtëpi në një galeri, falë dizajnit elegant, kornizës që vjen në disa variante ngjyrash dhe Art Mode, një modaliteti të veçantë që ju lejon të shfaqni veprat tuaja të preferuara të artitkur televizori është i fikur. Nëpërmjet Art Store ju mund të shfletoni, zbuloni dhe shkarkoni vepra arti nga galeritë kryesore ndërkombetare.
Teknologjia QLED e shfaqjes së përmbajtjes
The Frame vjen në jetë nëpërmjet cilësisë së figurës me rezolucion të lartë të QLED. Çdo nuncë e spektrit vizual të shikimit të njeriut shpaloset qartë me anë të teknologjisë Quantum Dot AI që siguron 100% vizibilitet të ngjyrave me më shumë se një miliard tonalitete, për një imazh realist të përsosur dhe kontraste të jashtëzakonshme. Gjithashtu, nuk ka asnjë nevojë për të errësuar dhomën apo për të modifikuar manualisht nivelin e dritës apo materialin në ekran për të përftuar cilësinë perfekte të imazhit, qoftë kjo nëse përdoruesit shohin filmin e tyre të preferuar në një dhomë të errët, apo të ndriçuar mirë.
Harmoni e përsosur e tingullit
Tingulli i televizorit me soundbarin orkestrohen në haromoni perfekte nëpërmjet Q-Symphony. Kjo teknologji bën që altoparlantët e televizorit dhe soundbarit të funksionojnë njëkohësisht për efekt më të mirë rrethues pa fikur altoparlantët e televizorit. Gjithashtu,teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Thjesht ndizni televizorin dhe lëreni SpaceFit Sound të bëjë pjesën tjetër për ju.
Gjithçka që ju nevojitet në një vend
Mundësia për të bërë video calls dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të mblidhni njerëz në një vend. The Frame ju lejon të përdorni shpejt dhe lehtësisht skedarët e zyrës nga shtëpia me madhësinë e shikimit dhe cilësinë e QLED. Me SmartThings ju mund të pasqyroni smartphone-in tuaj në The Frame. Gjithashtu, ju lehtësisht mund të kontrolloni The Frame vetëm me zërin tuaj - të ndryshoni kanal, të hapni aplikacione, të luani muzikë, të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente të shtëpisë dhe shumë më tepër, me ndihmësit e zërit të integruar.
Paketim ekologjik
Samsung Electronics vitin e kaluar ka prezantuar një paketim inovator eko-miqësor për modele të veçanta televizorësh, i cili është i pranishëm edhe në The Frame. I krijuar nga kartoni i valëzuar i ricikluar, ky paketim jo vetëm që nuk kontribuon në ndotjen e mjedisit gjatë prodhimit, por gjithashtu ka zbatime të shumta praktike dhe estetike. Kutitë e televizorëve Samsung The Frame lehtësisht mund të shndërrohen në një shtëpi kartoni për kafshë shtëpiake, një raft librash, një stendë lulesh ose një raft për pajisje zyre.
Për më shumë informacion në lidhje me Samsung The Frame vizitoni: https://www.samsung.com/al/lifestyle-tvs/the-frame/highlights/