Showbiz dhe TV

Ka një arsye të thjeshtë pse Rozana Radi nuk shkruan më tekste për këngëtarë të tjerë!

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2021

Ka një arsye të thjeshtë pse Rozana Radi nuk shkruan më

Të gjithë e kujtojnë periudhën kur shumë këngë të showbiz-it shqiptar ishin shkruar nga Rozana Radi, veçanërisht në festivale si "Kënga Magjike" për shembull. Ky vrull tekstesh duket se ra me kalimin e kohës dhe ju mund ta keni vënë re, që kohët e fundit, thuajse asnjë këngë nuk ka ndonjë shënim: "Teksti nga Rozana Radi".

Ftuar "Natën me Aulonën", këngëtarja tregon se pse është tërhequr nga të shkruarit tekste për të tjerë:

"Jam tërhequr sepse shumica e këngëtarëve nuk kanë lekë asnjëherë kur bëhet fjalë për tekstin. Kanë lekë për të paguar muzikën, por nëse nuk i vë një fjalë të mirë në buzë, atëherë nuk e nderon as kompozitorin, as këngëtarin. Kështu që, të shkruash për dikë ose nëse dikush më zgjedh mua duhet të paguajë tekstin që unë do shkruaj për të."

Ajo shton:

"Kam 20 vjet që i jam përkushtuar leximit, sepse për t'u bërë një autore e mirë e teksteve duhet të kesh informacion ose të lexosh shumë dhe duhet t'i përkushtohesh librave. Unë i jam përkushtuar më tepër seç duhet dhe mendoj se ka ardhur një pikë që të selektoj dhe këngëtarët, por ndërkohë kam dhe një çmim standard që nuk e ul për asnjë këngëtar në botë."

E dimë, jeni kuriozë për çmimin, por këtë informacion nuk e zbuloi.