Historia Ime

Jeta ime e bukur e parë nga jashtë por...

10 Shkurt 2015

Jeta ime e bukur e parë nga jashtë por...

Letra 1
Pershendetje zhaklin Dhe dalina .... Ne lidhje me temen Po jeta ime mund te duket e bkr nga jasht por shpirti Po lengon Dhe zemra ime Po qan... Jam 1 vajz qe jetoj ne 1 qytet te Vogel Dhe Ku njerzit Jan sh te prapambetur ....sakrifikova te ardhmen time x ta x familjen time dmth shkollen Dhe u futa ne pun qe 15 vjece ehhh Dhe aty merr fund endrra ime x tu Ber 1 top models ehhhh Dhe at a qe me njihnin me thoshin qe kushedi sa e bkr duhet te jet jeta jote e bkr e gjat e sjellshme te gjith te adhurojn Dhe un qe qeshja Dhe thoja me vete sh e bkr sapo arrij ne shtepi e lodhurr pas 8orarshit te punes Dhe qe ulem e uritur x te ngren fillon Sherri babai ime qe nk punon prej 10 vjetesh me ngec buken me kujton ate qe un punoj vet ma shan me godet Dhe nderkoh qe gjith naten jasteku laget nga lotet ne mengjes duhet te zgjohem x tu then 500 puntoreve ne ate fabrik mirmengjes Dhe tu dhuroj 1 buzqeshje Dhe gjthcka arrin perfeksionin nderkoh qe un vuaj shoqet e mia dalin x kafe e bla bla Dhe me thon te pakten ke lekt e tua mund te blesh e te besh cte duash nderkoh qe nk shikoj as 10 Lek nga rroga ime . .. X ta mbyllur ju falenderoj juve qe na jepni mundesin qe te shprehemi ... Pas cdo buzqeshjeje te bkr fshihet 1 pik lot ms besoni ne ate buzeqeshje mfalni qe e zgjata ,,,

Letra 2
mirmbrema Anabel! kjo tema e sotme me ngacmoj mendimet,dhe direkt mendova te mar edhe un sonte rolin e leter shkrueses,me shume per te lexuar ato komentet sa ironike po aq dhe gazmore,a mos ndoshta mar edhe ndonje keshille te pjekur...jeta ime nga jasht nuk duket por esht realisht esht perfekte,kam ate lloj jete qe gjithkush do ta deshironte. kam nje familje te mire,nje bashkeshort te mire nje pune e shtepi te mire,dhe gjendja ekonomike perfekte..cdo gje e kam thurur ne menyre kaq te besueshme sa qe her her edhe vet bie ne gracken time.i kam te gjitha cka permenda me lart,por skam kryesoren,skam lumturine dhe qetesine time.martesa ime esht e shtirur nga ana ime.e kam ber thjesht per respekt ndaj familjes e nuk doja ti prishja qefin.un ate person nuk e dua,madje un nuk kam qen e interesuar per meshkuj.fakti qe jetojm ne nje shoqeri me paragjykime,me ka ber te perfundoj ketu ku jam.te shtirem e te vuaj sa nuk di nuk gjej fjal ta pershkruaj lemshin qe kam,un urrej veten time per kete ndjenje qe kam,nuk doja te isha ndryshe nga shoqet e mia,po ca te bej keshtu jam.nuk kam folur kurr me askend per ndjenjat e mia,jo se nuk kam patur njerez por kisha friken se do ti humbisja,e di qe nuk do ta pranonin dhe kuptonin..ose mbase gaboj,por gjithsesi un kurr nuk e mora iniciativen e sdo e beja kurr..jam e detyruar te jetoj ne jeten time 'perfekte'por qe cdo dite e me shume ndjej se po me vret ky vendim qe kam mare.nese e poston faleminderit,dhe moralisteve ju them perpara se te filloni sharje e ofendime mendoni se un mund te jem dhe motra e dikujt prej jush a ne mos kusherira.besoj se ka shum si puna ime qe ndrydhin ndjenjat e veta per frik te paragjykimeve. anonim.

Letra 3
Jeta ime nga jashte perfekte!! Ndoshta sepse ka qene me te vertete e tille dhe me kalimin e kohes pavaresisht ndryshimit katastrofal, une jam kujdesur te ruaj imazhin fillestar te saj. Familje perfekte, prinderit kishin nje marredhenie per tu pasur zili, une e perkedhelura e te gjitheve, gjendja ekonomike shuuuume e mire, ne shkolle isha e shkelqyer, nje rregull aq harmonik mbizoteronte mbi jeten time dikur. Hanim rregullisht dreke dhe darke te gjithe bashke, fundjavave benim barbeque ose dilnim ne restorante, une e kaloja diten mbi mesime dhe duke bere projektet me te cilat isha aq e zonja, shkruaja dhe pikturoja, veres luaja ne lagje derisa binte darka dhe futesha ne shtepi e laja kembet te cilat me ishin bere zhul gjate lojes, babi qe thoshte gjithmone "Ty do te te bej arkitekte, do te te coj ne Izrael, tek ty i kam shpresat" pasi vertete isha jashtezakonisht mire me mesime dhe e talentuar me gjerat e tjera. Por pastaj nga fillimi i gjimnazit patem aq shume probleme nga disa familjare sa ndikuan tek marredheniet qe kishim brenda ne familje, ndikuan keq fare ne ekonomine tone, ndikuan ne ne si njerez, dhe keto te gjitha ndikuan ne menyren me te keqe, tek UNE! Tek une qe sa po prekja adoleshencen dhe nuk po mesohesha dot me kete kthese te jetes time. Po nuk thone kot qe problemet te ndryshojne si njeri. Prinderit e mi nga ato njerez te mirekuptueshem e te kujdesshem u kthyen ne 2 persona qe nuk u interesonte asgje, qe me kapte frika tu kerkoja ndonje lek per shkolle, qe ziheshin gjithe kohes bashke e me pas sherret pasqyroheshin tek ne kalamajte, dhe ndonjehere su ve faj, u humbi mendja ndoshta me gjithe ato halle qe i rane persiper. Une u perplasa te gjeja e vetme ku mund te gjeja ngushlim, shoqeria! Ajo per te cilen bera gjithcka dhe me mori ne qafe. Dhe qe mos te zgjatem me teper, ja ku jam disa vite me vone, me gjimnazin e humbur, me probleme shendetsore, me gjendje ekonomike te keqe, me nje familje qe sado qe e duam njeri tjetrin tani mbizoteron vec sherri, dhe mbi te gjitha e pashprese. Kam edhe nje person qe me do por gjithe kjo situate qe ja kam mbajtur te fshehur na ka larguar kaq shume, megjithese ai gjithmone me thoshte me trego cfare ke, dhe ja ku jemi tani, te ndare, as nuk e kam pare me, me duket sikur me ka shmangur pasi me ne fund u lodh me mua dhe me sakrificat qe ka bere. Jam kinge nga paraqitja, e zgjuar, e shkathet, por pa mundesi per jeten, dhe me kane humbur shpresat komplet e s'di c'te bej. Per momentin po merrem me nje pune qe me gjeneron aq pak te ardhura sa ti plotesoj vetes ca gjera dhe t'ja bej pak qejfin familjes me ndonje gje te vogel (pune e ndershme pa merak). Po shkolla.. Pengu im me i madh, pika ime ne zemer. Dua vetem qe jeta ime te marre nje kthese te mire, gjeja qe dua me shume ne jete eshte nje familje me personin qe dua dhe te kem mire dhe familjen time aktuale, te kem shkollen dhe punen. Dhe kur e mendon qe qe te gjithe mendojne qe kam jeten perfekte, jam akoma e llastuara e familjes dhe e kane zili jeten time, imagjinoni aq eksperte jam bere ne fshehjen e situates time. Dhe jo se e bej per tu dukur si e mire, po thjeshte nuk ja pranoj dot vetes ne rradhe te pare. Dhe sado qaj cdo nate dhe jam e shkaterruar, mundohem te luftoj dhe nuk dorezohem, dhe e di qe do ja dal, nuk e di si, por do ja dal ama. Gjeja e vetme qe me trishton eshte qe e di qe ajo dite do shume pune dhe s'do vije shpejt. Dhe pengu me i madh qe humba dike qe dua, por qe perderisa nuk eshte perkrah meje dhe ne keto momente atehere nuk eshte i duhuri.  Keshilla ime nr1 eshte qe ti rrini sa mee larg shoqerise! Mbeshtetuni gjithmone tek familja dhe mos lini pasdore shkollen. Por mbi te gjitha luftoni! Dhe tani qe po shkruaj kete po qaj se them me vete se si dreqin do mund te marr gjimnazin tani qe jam 21 vjec por do mundohem.  Ju uroj nje jete sa me te mire. Ju puth

Letra 4
Mirembrema Anabel.  Sapo lexova temen, e gjeta veten te shkruaj edhe une tek ju sonte.  Jeta ime per ata qe me rrethojne duket sikur eshte e bukur nga jashte,por e di shpirti im se c'heq nga brenda cdo dite... Jam 20 vjec dhe studioj per nje dege sh te mire .Deri ketu mire pasi arrita te studioj per degen qe kam pasur gjithnje pasion. Dihet,sa e bukur aq dhe e veshtire... Jam rritur ne nje familje ku mentaliteti i keq ka mbizoteruar gjithnje,ku fjala e prinderve dhe tim vellai ka dale gjithnje mbi fjalen time. Tek familja ime ,mami ka qene gjithnje shtylla e shtepise ,jo babai e as vellai qe sot eshte 28 vjec e akoma si ka thene njeri 'pune e mbare'. Babai eshte i vjeter ne moshe.Ka punuar nje jete dhe sot e kesaj dite eshte ne pension. Shtepine time nuk e kam shijuar asnjehere,perkundrazi,cdo min e kaluar ne te me duket ferr.Do thoni ju pse? Po ja,kam nje vella dembel ne shtepi ,te deshtuar nga cdo aspekt i jetes,nje vella qe per mua vec vella nuk ka qene ndonjehere! Nje vella qe do te duket autoritar me ate pamjen e zymte gjate gjithe kohes. Nje vella qe ushtron dhune mbi mua,mamin e babin.  kaluar momente te veshtira plot .Me ka zene gjumi duke u dridhur nga frika ne krahet e mamit qe gjithnje ka sakrifikuar duke punuar ne dy pune per te mos na munguar gje ne. Oh,jeta eshte bere e veshtire,plot shpenzime ,ekonomia ka rene prej kohesh. Une pervec shkolles me duhet te perballoj dhe punen. Punoj per veten qe te nxjerr te pakten shpenzimet e mia. Kam rene dhe nga mesimet por cte bej? Nga halli me duhet ti bej te dyja,nderkohe qe me shoqerine time sillem sikur gjithcka eshte mire ,sikur jam e barabarte me ta. Ne fakt sjam fare! Nga ata nuk degjoj histori dhune ne familje,stres e gjendje te keqe ekonomike. Ata jane sh ndryshe nga une. Mundohem qe gjithmone te sillem sikur jam mire ,te jem e buzeqeshur dhe ti harroj ato gjera qe me mundojne ..Por eshte e pamundur qe te mos kete dite qe ti kujtoj. Me vjen keq per mamin qe dita dites plaket me shume,per babin qe ka rene ne depresion por dhe per tim vella qe nk di si do e vazhdoje jeten e tij keshtu. Kjo eshte tortura ime e perditshme shpirterore qe me dekurajojne per te ndjekur endrrat e deshirat e mia sic dua une.  Faleminderit nese e postoni Anabel. Ju kam shume xhan.  Anonim plz.

Letra 5
Jeta ime eshte e bukur per te gjith qe e shikojn. Jam 21 vjet jetoj e studjoj jasht prej 4 vitesh tashme. Me par jetoja ne nje qytet te vogel te shqiprise. Jo per mburrje po jam nje Vajze vertet e bukur dhe gjith femrat e qytetit tim me kishin zili. Familja me prona nje djal te bukur qe cmendet pas meje e kam te dashur prej 5 vjetesh. Me nje fjale te me shikosh mendon sa rehat Kjo Vajze. Pak veta e dine se jeta esht e veshtire per te gjithe dhe Pse disa jan me te zotet per ta fshehur. Qe ne moshen 14 vjecare jam perdhunuar nga nje djal Kafshe qe ishte nja 20 vjet me i madh se mua. Me pak fjale me te dashurin tim spata kurre mundesine te kem ato momentet e para te lidhjes se manjaku qe me perdhunoi ma hoqi kte te drejte. Per te Mos u ber si per Gjyna te dashurit sja kam treguar se ne fund te fundit sdihet e si ven gjerat. Nejse. Tani me kte krize jemi keq ekonomikisht ne shpi. Faji i qeveris. Nejse tani jam 21 vjet dukem njeriu me i lumtur po kam hallet time si te gjithe e po jetoj nje jete m*ti si te gjith. Mos u genjeni nga aparenca. Te ter njere jemi e plag sa te duash kemi. Kaq kisha

Letra 6
Kam gjithe mbremjen qe po mendohem ta shkruaj apo jo nje leter por spo e merja dot guximin .. gjithsesi e shkrova ... Jeta ime ... ehh... nuk di nga tja nis .. ne syte e te tjerve une jam ajo femra ideale qe cdo mashkull do donte ta kishte afer .. pervec burrit tim .... jam nena ideale .... jam gruaja e mire .. me vlerat me te mira qe mund te kete nje femer .. e dashur e sjelleshme me te gjithe ... jam personi qe nuk i mungon asgje nga ana ekonomike .. pra per syte e te tjereve e plotesuar ne cdo aspekt ... por askush nuk e di qe prapa gjithe ketyre te mirave fshiihet nje femer me shpirtin bosh me shpirtin e vdekur ... fshihet ... nje femer qe cdo dite zgjohet me ate shpresen e madhe qe neser cdo gje do ndryshoje ... qe .kerkon pakez drite dhe pa ditur futet shume e me shume ne sketere......dikur ndoshta ndihesha e lenduar por kisha nje vizion te qarte.....sot nuk e di as a ndihem e lenduar.. sepse dhe lendimi vjen nje dite dhe zbehet ... por as e lumtur smund te them se jam... pres cdo dite nje buzeqeshje...sa do te shtirur . nga partneri vetem e vetem qe te vazhdoj perpara cdo here duke e genjyer veten... pres gjendja brenda familjes sime te ndryshoje dhe nje here te vetme te kem vemendjen e partnerit ... ndihem e hedhur atje tej si nje placke tregu .... kam shkruar dhe here tjeter dhe midis shume komenteve pozitive kam lexuar qe perse e mban .. apo ai ka lek .. po ju them qe gjithe ajo ekonomi qe kam eshte fal familjes sime .... un punoj dhe vete... ndonse brenda mureve te shtepise e kerkoj punen ne fund te dheut dhe asnjehere deri me sot si kam kerkuar burrit asnje maje gjelpere . per nevojat time personale ... Ehh eshte e lehte te gjykosh jeten e tjetrit vetem nga disa rreshta te shkruara ne nje leter .. por ka shume femra si une qe heshtin .. qe hane veten me dhembe vetem per ata femije qe sgjohen mes lotesh dhe mundohen te buzeqeshin ... ... ka shume femra si une qe presin tju ndryshoje rrjedha e jetes.. duke mbajtur brenda cdo detaj cdo lendim ,cdo here duke u ushqyer me nje shprese se ndoshta nje dite.... Ajo ndoshta do te vije.... pas shume ndoshtave... gjithsesi un beso .. do gjej forcen qe fshihet brenda meje . besimin qe kam tek vetja dhe do tja dal te ndryshoj jeten time ... Kam shume pyetje brenda vetes qe nuk jane me pyetje retorike ato pak nga pak po marin nje pergjigje ... un do tja dal... nuk dua te jem me ajo femra qe fshihet pas nje buzeqeshje fallco...por me duhet ta ngre zerin.dhe do ta bej .. do ta bej ne emer te lirise time te munguar .. do ta bej per veten time ... por me e rendesishmja do ta bej qe femijet e mij mos me shohin me me lot ne sy ... tani nuk me tremb me asgje ..Kam endrra dhe deshira....Kam nje shpirt te pasur me shume dashuri, shprese, optimizem dhe force..... dhe do ja dal te kem buzeqeshjen me te bukur por mbi te gjitha te vertete !!

Letra 7
Mirmbrema.. Po te shkruaj per arsye qe ndihem e shantazhuar dhe e habitur si ka mundesi qe disa njerez i njeh von brendesin e tyre negative. Une kam ndenjur thuajse 3 vite e lidhur me nje cun qe eshte rritur ne Itali dhe jeton atje.. Kalonim mire por njeher me lutet qe ti dergoj ca foto intime mu betu ne me te shtrenjten e tij motren qe do i fshinte menjeher.Nuk e mendoja si mekat nje gje te tilla bej 2foto me te brendshme dhe nje pa te vetem ne pjesen e siperme.. Po te rrish vite me te nk me dukej gje e keqe.. E pyes me von ne i kishte fshir u betu ne motren qe po.. Tashme me kercenon me ato foto madje dhe me gjykon.. Ka qen i vetmi person qe jam lidhur me te, pavarsisht qe kam ndenjur me te nk kam shkuar me te sepse kurre nk jam ndjer e sigurt me te.. Gjithsesi i pelqente te tallej nga vajza jo te mira qe i dinte dhe i njihte per te perdala.. Por nk e di çdo rast ai mashkull me kercenon me ato foto.. E kuptoj qe kam gabuar por i kam besuar, por habitem sa poshte ven disa njerez. Nje gje dua tju them mos i beson kurr askujt, mos u ndjeni te dobeta kurr pavarsisht çdo gjëje. Disa njerez kan lindur te keqinj e smund te ndryshojn.Shpresoj qe ligji ne Shqiperi te funksionoj si duhet nqs raste te tilla duhen denoncuarCfare do benit po te ishit ne nje situat te tille.

Letra 8
Jeta ime e bukur e pare nga jashte ,por ... Ahh , ne njerezit gjithmone genjehemi nga pamja. Mendojne qe fakti qe kane nje familje te mire ,shkolle , kushte, kane te gjitha mundesite per te pasur nje jete te mire dhe te bukur po gjeja qe marrin me pak ne konsiderate jane sakrificat ,mundi me te cilin i kane arritur. Prinderit qe kaq shume sforcohen per ne per te na i plotesuar te gjitha gjerat por qe fokusohen me shume tek ato materialet ndonjehere duke lene pas ato qe supozohen qe kane vertete rendesi. Sigurisht qe une u jam mirenjohese per ato qe kane bere per mua , per gjithcka, por sforcimi qe femijet e tyre tia dalin me mire nga sa ia kane dale ata (sigurisht nuk ka asgje te gabuar ketu) por i ben te anashkalojne me shume kujdesin prinderor, dashurine , mirekuptimin qe ti nuk munde te jesh e mire per te gjitha apo qe nuk more ata qe ata deshironin , madje e veshtire te shprehesh ate qe ti deshiron. Vertete ne do i kemi te gjitha , dhe jeten shume te perkryer nga jashte por a nuk na bejne ato mungesa bosh nga brenda? Apo ndoshta nje pune e mire, diplomat, vleresimet, dhe parate do vijne te na shohin kur te kemi 2 m vend poshte tokes?? Hmm... Kush e di ?