Celebrity

Keni parë komente më të çuditshme se këto të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Instagram?

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2021

Keni parë komente më të çuditshme se këto të

Kourtney Kardashian nuk e ka problem t'i tregojë të gjithëve se sa e marrosur është pas Travis Barker. 45-vjeçari postoi një foto në Instagram dhe komenti i Kourtney-t është ai që Instagram vendosi automatikisht në krye të listës:

"Dua të thith gjakun tënd!"

Ndërsa dikush ia kthen me "ok, qetësohu se e teprove", Travis i përgjiget duke thënë:

"E preferuara ime"

Keni parë komente më të çuditshme se këto të

Çifti sapo shijoi një udhëtim në Las Vegas dhe që nga zyrtarizimi i romancës së tyre në Instagram në shkurt, Kardashian dhe Barker kanë vazhduar ta shfaqin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale.

Themeluesja e Poosh ka 3 fëmijë, Mason, 11 vjeç, Reign, 6 vjeç dhe Penelope, 9 vjeç nga marrëdhënia me Scott Disick. Dyshja u ndanë përfundimisht në 2015-ën, pas 9 vite ulje-ngritjesh në lidhjen e tyre. 

Travis ka qenë i martuar me Shanna Moakler nga 2004 në 2008. Ai ka një djalë, Landon, 17 vjeç dhe vajzën, Alabama, 15 vjeç.

Burimi: People