Celebrity

Dua Lipa hidhet në gjyq për arsyen më të çuditshme, por *ligjërisht të mundshme*

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2021

Dua Lipa hidhet në gjyq për arsyen më të çuditshme,

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, Dua Lipa postoi një foto të saj, shkrepur nga paparacë, "pa leje ose autorizim". Integral Images thotë se Lipa përfitoi nga fotografia, pasi Instagrami i saj është një mjet marketingu. Kompania tani kërkon një  dëmshpërblim prej $150,000 (108,000 £).

Ajo po kërkon gjithashtu një urdhër që e pengon këngëtaren nga "veprimet e mëtejshme të shkeljes, si dhe shpenzimet ligjore". Dua e ka postuar foton (tani të fshirë) në 7 shkurt 2019, katër ditë pasi ishte shkrepur. Në foto, ylli i muzikës qëndron në radhë me biletën e avionit dhe pasaportën dhe mban një kapele të madhe. Integral Images kishte aplikuar për të regjistruar të drejtat e autorit për imazhet, dhe kërkesa u dha në 20 shkurt 2021 - sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Kompania pretendon se Lipa "me vetëdije" postoi foton në mediat sociale pa leje dhe fitoi para prej asaj fotoje. Dokumentet e gjykatës të marra nga BBC pretendojnë se llogaria e saj në Instagram është "monetarizuar".

Edhe pse shumë njerëz supozojnë se mund të postojnë një imazh në të cilin ata janë subjekt, ligji për të drejtat e autorit thotë se është fotografi ai që zotëron të drejtat, pra sado e çuditshme të tingëllojë, ligji në një farë mënyre favorizon paparacët/ fotografët.

Lipa nuk është ylli i parë që paditet për shpërndarjen e imazheve të tyre, shkrepur nga paparacë në rrjetet sociale. Histori të ngjashme kanë ndodhur me Ariana Grande, Gigi Hadid, Justin Bieber, Jennifer Lopez dhe shumë të tjerë.

Dua Lipa hidhet në gjyq për arsyen më të çuditshme,