Celebrity

Njerëzit thonë se te kjo video, Dua Lipa nuk duket si Dua Lipa!

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2021

Njerëzit thonë se te kjo video, Dua Lipa nuk duket si Dua Lipa!

Një video e 2016-ës është bërë virale në Instagram, pasi Dua Lipa nuk duket dhe aq si ajo. Në pjesën e shkëputur, teksa Dua këndon "Blow Your Mind", njerëzit kanë shkruar:

"Uau! Nuk do ta kisha njohur!" apo "Jooo ajo nuk duket si Dua Lipa" dhe thuajse gjithë komentet pasuese thonë thjesht "nuk ngjan si Dua". 

Në fakt, kanë të drejtë:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by V Magazine (@vmagazine)

Sidoqoftë, po të shihet videoja e plotë e postuar nga V Magazine, dallohet se vajza në video është Dua, por thjesht me vetulla të tjera, thuajse pa ngjyrë dhe shumë më të holla nga ç'jemi mësuar ta shohim zakonisht. 

"Pas xhirimeve për V Magazine, talenti i ri Dua Lipa këndoi live me një performancë mahnitëse", shkruhej në videon e postuar nga V.

Edhe njëherë, kjo është provë se sa të rëndësishme janë vetullat në portretin e dikujt. Sa për një ide më të qartë, ja dhe e njëjta foto e Duas me vetulla të ndryshme: 

P.s: Fotoja është e edituar

Njerëzit thonë se te kjo video, Dua Lipa nuk duket si Dua Lipa!