Celebrity

TikTok gjeti sozinë e Jennifer Aniston, por ajo nuk mendon se 'ngjan dhe aq me aktoren'

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2021

TikTok gjeti sozinë e Jennifer Aniston, por ajo nuk mendon se 'ngjan

Përdoruesja e TikTok, Lisa Tranel, ose @she_plusthree, është bërë virale pas një videoje me audion e Rachel Green, duke i bërë të gjithë të mendojnë për një moment se ajo është vërtet Jennifer Aniston.

TikTok gjeti sozinë e Jennifer Aniston, por ajo nuk mendon se 'ngjan

Brenda klipit viral, Tranel "aktron" një pjesë nga episodi “The One Where Chandler Can’t Remember ëhich Sister".

"Dua ta lë punën, por pastaj mendoj se thjesht duhet të duroj. Por pse një person i tillë duhet të qëndrojë në një punë kaq poshtëruese, vetëm sepse lidhet nga larg me fushën për të cilën interesohet", thuhet në klip.

TikTok gjeti sozinë e Jennifer Aniston, por ajo nuk mendon se 'ngjan

Videoja tashmë ka miliona pëlqime dhe klikime, saqë Lisa ka shkruar dhe në bio-n e saj të TikTok:

"Jo Jennifer Aniston".

Ndërsa thuajse të gjithë bien dakord se Tranel duket fiks si Jennifer, ajo vetë shkroi në Instagram:

"Ditët e fundit kanë qenë të çmendura. Një video në TikTok u bë virale sepse të gjithë mendojnë se dukem si Jennier. Gjithçka nisi si një shaka dhe pastaj shpërtheu. Sa për dijeni, unë me të vërtetë që nuk mendoj se dukem si Jennifer Aniston. As familjes sime nuk i duket kështu." 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lisa Tranel (@she_plusthree)