Shumica e filmave seksualë ose shfaqjeve televizive bazohen në libra. Përmendim këtu "Bridgerton", "50 Hijet e Grey-it", "365 Ditë" etj. Edhe "Sex/Life", seriali i fundit erotik në Netflix nuk ka ndryshim, përveç fakti që ky i fundit nuk është i trilluar.
Fantazitë e shfrenuara të seksti janë rikrijim nga romani i BB Easton, " 44 Chapters About 4 Men". Ky roman, i shkruar në formën e një ditari, ndjek një psikologe shkolle dhe nënë të dy fëmijëve që fillon të shkruajë fantazitë e saj më të thella dhe të errëta seksuale, pasi bashkëshorti, "i bukur por i mërzitshëm" nuk e kënaq. Ajo i çon lexuesit në një udhëtim të errët në ish-të dashurit e saj, para se të takonte bashkëshortin.
Kur fliste për Oprah Daily, Easton tha se ditari që dëshironte për një jetë të emocionuar seksi e ndihmoi me krizën e saj gjatë moshës së mesme.
"E gjithë kjo më ndihmoi të krijoja një urë midis jetës sime aktuale dhe vajzës që isha dikur. Unë po jetoja jetën në të tashmen, por po shkruaja për gjithë këto përvoja argëtuese dhe kjo më ndihmoi të ndihesha si i njëjti person i dikurshëm."
Në bazë të kësaj përvoje të vërtetë (një grua e dyjëzuar disi mes asaj që është tani dhe asaj që ka qenë), është krijuar edhe "Sex/Life", që përqendrohet në një nga ish-të dashurit e saj. Në roman, përveç "djalit të keq motorrist", përmenden edhe ish-partnerë të tjerë, gjë që po i bën lexuesit të mendojnë se seriali do të ketë një sezon të dytë dhe ndoshta edhe të tretë.
Sidoqoftë, seriali ka disa ndryshime thelbësore nga romani, por për të mos ju zbuluar shumë, nuk po shkruajmë më gjatë. Megjithatë, autorja e romanit këshillon "të mos manipuloni partnerët, por të komunikoni me ta", referuar disa situatave gjatë serive.
Burimi: Men's Health