Turi i koncerteve të Ermal Metës do të nisë në Tiranë, në një koncert që do të organizohet në Air Albania më 26 korrik.
“Superlajm: Ermal Meta do ta nisë turin e koncerteve të tij nga Tirana. “Qielli është një” – këndon Ermali në këngën e kombëtares italiane të futbollit për #Euro2020! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku më 26 korrik në stadiumin ‘Air Albania’,” – shkroi në Instagram kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj shtoi se koncerti është pa pagesë, por biletat do të rezervohen së shpejti përmes një platforme online, në mënyrë që të zbatohen rregullat anti-Covid.
View this post on Instagram
Në një postim në Instagram për turin “Tribù Urbana”, Ermali u shpreh:
“Do të jetë qielli i Tiranës që do të mirëpresë ‘Tribù Urbana’ më 26 korrik në Stadiumin Air Albania! Ne do të festojmë së bashku 30-vjetorin e rënies së regjimit në Shqipëri, në një mbrëmje për muzikën live, lirinë dhe bashkimin. Mezi po pres.”
View this post on Instagram