Bebe Rexha u bë pjesë e një interviste Q&A, pyetje dhe përgjigje, me Bustle dhe ndër të tjera, foli pak për të shkuarën dhe të ardhmen e saj.
Çfarë këshille do i jepte këngëtarja "Bebe Rexhës 16-vjeçare"? Ajo u përgjigj kështu:
"Do t'i thosha vetes të marr frymë thellë, të jetoj në moment dhe të mos e marrr gjithçka afër zemrës. Kam qenë shumë e egër me veten. Akoma jam, por do doja që atëherë të kisha qenë më pak dhe ta shijoja më shumë momentin sepse tregohesha shumë e ashpër. Isha shumë e etur për të bërë gjëra që në moshën 16-veçare. Thoja "çfarë ka tjetër", "ç'pritet më tej?, "pse po e bëj këtë?", "pse nuk mund ta bëj atë?". Do doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do t'i thoja vetes: Merr frymë thellë dhe ngadalësohu, nuk je as para dhe as prapa të tjerëve."
Vieë this post on Instagram
Po 16 vite më vonë? Këngëtarja thotë se "padyshim që do të ketë një master në psikologji". Ajo tregon se dëshiron të ndihmojë artistë të tjerë në biznesin e muzikës dhe njerëz të tjerë në përgjithësi, si një terapiste.
"Kam kaluar shumë duke qenë në vëmendjen e publikut dhe duke qenë në industri. Do doja të ndihmoja artistë, aktore ose aktorë, ose njerëz të rinj që mund të vijnë. Do doja t'ju tregoja çfarë kam mësuar."
Burimi: Bustle