Ndonëse meraku është komplet normal dhe ndonjëherë i pashmangshëm, kujtojini vetes se secila nga frikërat më poshtë s'bën gjë tjetër veçse ndikon negativisht në mendjen dhe trupin tuaj.
Të pësosh një abort
Një në pesë shtatzëni të hershme përfundojnë në abort përgjatë 10-12 javëve të para. Pjesa më e madhe janë anomali të rastësishme gjenetike dhe nuk mund të parandalohen kësht që shqetësimi për një gjë të tillë nuk sjell asgjë. Në mënyrë që të ulni sa më shumë rrezikun, mos pini duhan dhe mbani një peshë konstante dhe të shëndetshme. Nëse vëreni gjakderdhje apo dhembje, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj. Edhe nëse pësoni një abort, kjo nuk i rrit mundësitë që e njëjta gjë të ndodhë edhe ën të ardhmen.
Të lëndosh barkun ose bebin
Një gjë e tillë është pothuajse e pamundur për shkak të lëngut amniotik që rrethon dhe mbron fetusin. Lindja e parakohshme ndodh në 10% të grave shtatzëna dhe ato që mbajnë peshën nën kontroll, ulin mundësitë për një gjë të tillë dukembajtur gjithashtu në nivele të mira tensionin e gjakut dhe diabetin: dy faktorë që mund të nxisin lindjen e parakohshme.
Të mësosh se fëmija ka një problem
Pjesa më e madhe e defekteve janë të paparandalueshme, por edhe të rralla. Falë teknologjisë, prej javës së 22-të të shtatzënisë mund të bëhen kontrolle për të vërejtur çdo anomali. Thënë kjo, për të qenë sa më larg këtij rreziku, shmangni alkoholin, duhanin dhe disa medikamente të caktuara, gjithmonë pasi të keni folur me mjekun.
Lidhja e kodonit rreth qafës së bebit
Lidhja e kordonit umbelikal rreth qafës së bebes në fakt është diçka pothuajse e zakonshme gjatë lindjes. Megjithatë lëngu amniotik shërben si amortizator mes kordonit dhe bebes. Rastet kur kordoni lidhet më shumë se një herë dhe mund të shkaktojë probleme janë fare të rralla.
Të pasurit një lindje jo perfekte
Nga dhembja e padurueshme tek mos-arritja në kohë në spital dhe tek kryerja e nevojave personale gjatë shtyrjes: gratë shqetësohen për çdo gjë kur vjen puna tek lindja. Për dhembjen, ka metoda të shumta që ju vijnë në ndihmë si anestezia epidurale, teknika të relaksimit ose edhe medikamente. Përsa i përket shfaqjes së bebes para mbërritjes në spital, gjëra të tilla ndodhin vetëm në telenovela. Kryerja e nevojave personale? Kjo nodh në pothuajse të gjitha rastet e madje mjekët thonë se nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk po shtyni mjaftueshëm.
Nevoja e një ndërhyrjeje cezariane emergjence
Ndonëse në lindjet cezariane janë diçka e zakonshme tashmë, ato të emergjencës ende konsiderohen të rralla. Mund t’ju duhet një ndërhyrje cezariane brenda 30 minutave vetëm nëse rrahjet e zemrës së bebit nuk janë të forta mjaftueshëm, nëse placenta shkëputet nga muret e mitrës ose nëse ndodh shkëputja e kordonit umbelikal. Gjithsesi, sipas mjekëve, pjesa më e madhe e ndërhyrjeve të tilla emergjente përfundojnë me sukses.
Burimi: Woman's Health