Celebrity

Njerëzit mendojnë se vite më parë, Taylor dhe Zac i bënë diss Ellen DeGeneres para syve

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2021

Njerëzit mendojnë se vite më parë, Taylor dhe Zac i

Kohë më parë, kur Ellen nuk përflitej se kishte ndërtuar, me ose pa qëllim, një mjedis toksik pune, duket se dy personazhe të njohur, Taylor Swift dhe Zac Efron, i kanë bërë “diss” në emisionin e saj, të paktën sipas njerëzve në internet.

Referuar komenteve në YouTube, njerëzit janë të bindur se Zac Efron dhe Taylor Swift kanë ironizuar mënyrën se si Ellen i bën intervistat. Kohë më parë, në vitin 2012, Zac dhe Taylor ishin të ftuar te Ellen dhe realizuan një duet të improvizuar me kitarë. Teksti duket si shaka, por gjithë çfarë ka ndodhur së fundmi i ka bërë njerëzit të mendojnë se në fakt kënga e Zac Efron dhe Taylor Swift nuk ishte fare shaka.

Disa pjesë nga kënga e tyre janë kështu:

“Ellen bën intervista të çuditshme me një triko të butë të këndshme. Është e sikletshme.”

“Sa herë që vij këtu, bëhet gjithnjë e më çuditshëm...për faj të Ellen.”

“Ajo gjithmonë më pyet se me kë po dal dhe nuk e di pse, por ka 5 milionë klikime në YouTube,” thotë Taylor.

Kujtojmë se Ellen shpeshherë e ka pyetur këngëtaren për të dashurit që ka pasur. Në një intervistë, i dha një zile Taylor-it, të cilën duhet ta tundte sa herë shihte foton e një djali me të cilin kishte dalë të dilte në ekran. Oh, ç’tmerr!

“Taylor dhe Zac në fakt po tregonin të vërtetën për Ellen shumë vite më parë me këtë këngë,” shkruan dikush në YouTube. “Në fakt i bënë diss para syve,” shton një tjetër. “Ata po i bëjnë diss dhe Ellen qëndron aty. Taylor ka kaq shumë klas,” lexohet në një tjetër koment.

Në fund të majit, pas plot 19 vitesh, Ellen DeGeneres vendosi t'i japë fund një prej programeve më jetëgjatë dhe më të njohur në Amerikë. "Sado e mirë të jetë një shfaqje, sado kënaqësi të dhurojë, nuk paraqet më asnjë lloj sfide,” u shpreh ajo për Hollywood Reporter. 

Konfirmimi erdhi disa muaj pas zërave që qarkullojnë rreth Ellen dhe programit të saj, duke e etiketuar si vend toksik pune.

“The Ellen DeGeneres Show” daton që prej shtatorit të 2003-it dhe nuk do të transmetohet më pas përfundimit të sezonit të 19-të, në 2022-in.