Out and About

TUBORG & David Guetta nisin bashkëpunimin për të bërë bashkë ndjekësit e tyre në gjithë botën!

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2021

TUBORG & David Guetta nisin bashkëpunimin për të

Nocioni i bareve, eventeve, festivaleve dhe çdo gjëje që nënkupton te qënit bashkë
pothuajse është fshirë nga memoria kolektive. Kanë mbetur vetëm fotot në rrjete sociale
dhe në telefonat tanë. Dhe pikërisht në momentin kur fundi i këtij ngërçi nuk po dukej, bota
filloi të marrë frymë sërish.

Një nga shenjat është single i ri i David Guetta ‘Get Together’, një bashkëpunim mjaft
premtues i DJ ndërkombëtar me markën daneze të birrës Tuborg. Track-u i plotë u publikua
gjate muajit Maj dhe do të shënojë fillimin e Tuborg Open, një projekt që kremton fuqinë e
muzikës për të bashkuar njerëzit ne mbarë botën. https://www.youtube.com/watch?v=CYE4bBODjNk

Gjithashtu Guetta dhe Tuborg planifikojnë të publikojnë edhe një version të këngës “Get
Together” në realitetin virtual , i cili do t’i japi mundesinë gjithë ndjekësve të tyre në mbarë
botën të festojnë me DJ ndërkombëtar nga afër, mjafton vetëm të skanohet kodi QR në
produktet Tuborg nga nje telefon i gjeneratës se fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tuborg Festafilloi (@tuborg_festafilloi)

David Guetta kupton ndikimin pozitiv që muzika ka në jetën e njerëzve, veçanërisht në një
kohë kur shumë njerez janë ndjerë të shkëputur, dhe thotë: 

“Tani për tani njerëzit me të vërtetë kanë nevojë të ndihen të lidhur me pjesën tjetër të botës dhe muzika ka fuqinë ta bëjë këtë. Është një gjuhë universale që i bashkon njerëzit. Ajo që më bën të kuptoj qe kam bërë punën time mire kur jam duke performuar ne skene, është kur arrij atë moment ku të gjithë ndjekesit e mij ndihen një. Unë mendoj se është e mahnitshme që Tuborg dëshiron të luajë pjesën e tij në këtë proces. Unë e vlerësoj shumë sepse me të vërtetë ia kam kushtuar jetën time kësaj gjëje”.

Bashkepunimi me Tuborg për të bashkuar njerëzit përmes muzikës e ka entuziazmuar DJ për
të ardhmen: "Unë mendoj se do të përjetojmë vitet më të pabesueshme për industrinë tonë.

Pas gjithë ndrydhjes, njerëzit do të festojnë si kurrë më parë. Unë e di me siguri; do të jetë
epike kur bota të hapet përsëri dhe ne mund të performojmë. Do të jetë e magjishme ”.
Kënga e re e David Guetta ‘Get Together’ është në dispozicion për t’u dëgjuar duke vizituar
kanalin youtube Tuborg Open. Për të mësuar më shumë rreth Tuborg Open në Shqipëri, na
ndiqni në faqet e Facebook dhe Instagram.