
Sezoni i festave ka nisur zyrtarisht, të paktën sipas Mariah Carey-t.
Në mesnatën e 1 nëntorit, ylli i pop-it publikoi videon e re për këngën tashmë ikonike “It’s Time”, duke shënuar kështu fillimin jozyrtar të periudhës së Krishtlindjeve.
Videoja, që vitet e fundit është kthyer në një traditë virale, shfaq këngëtaren teksa shpall fundin e Halloween-it dhe fillimin e periudhës së saj të preferuar të vitit.
Këtë herë, Carey ka bashkëpunuar me komedianin dhe aktorin Billy Eichner për një version të ri të numërimit mbrapsht të festave, në partneritet me Sephora.
Videoja nis me Mariah Carey të veshur si një engjëll, e cila deklaron se “Halloween-i solli shumë gëzim”, përpara se të shtojë me një buzëqeshje dinake: “Por tani... është koha!”.
Momenti ndërpritet kur ajo zbulon se gjërat e saj janë vjedhur dhe pyet: “Më thuaj, kush është hajduti?”.
Në atë çast shfaqet Eichner, i veshur si elf, duke mbajtur produktet e saj kozmetike.
“Kam lajme të këqija, Mariah Carey,” thotë ai. “Elfët janë në grevë këtë vit. Ndihmësi i Babagjyshit ka dhënë dorëheqjen dhe po shes gjithçka për të paguar terapinë e elfëve.”
View this post on Instagram
Por Mariah Carey nuk dorëzohet. “Nuk mund t’i anulosh Krishtlindjet,” i përgjigjet ajo me vendosmëri, përpara se ta ngrijë Eichnerin dhe të thotë me entuziazëm: “Është koha!”, ndërsa fillojnë të dëgjohen notat e njohura të këngës “All I Want for Christmas Is You”.
Megjithatë, ndryshe nga vitet e mëparshme, veçanërisht ato të pandemisë, kur rikthimi i saj u prit me shumë gëzim, këtë vit reagimet kanë qenë më të përziera. Sipas disa ndjekësve, kjo lidhet me faktin që skenari i këtij viti nuk është aq frymëzues. Të tjerë mendojnë se e gjithë kjo traditë po bëhet disi e lodhshme, duke theksuar se festimet dhe dekorimet e parakohshme i lënë në hije festa të tjera, siç është edhe Halloween-i.