High Tech

A është Dark Mode opsion më i mirë për sytë?

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2021

A është Dark Mode opsion më i mirë për sytë?

Dark Mode në telefon është një opsion që shfaq tekstin e bardhë në një sfond të errët. Ky modalitet ka për qëllim të zvogëlojë ekspozimin ndaj dritës blu dhe të pakësojë lodhjen e syve që vjen nga qëndrimi për shumë gjatë para ekranit të telefonit.

Nuk ka prova përfundimtare që sugjeron që Dark Mode i ka këto përfitime, megjithatë në vijim gjeni një shpjegim se çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet për këtë opsion.

A është Dark Mode opsion më i mirë për sytë?

Ç'lidhje ka drita blu?

Për të kuptuar nëse Dark Mode ka ndonjë përfitim shëndetësor, së pari duhet të marrim parasysh mënyrën se si drita blu ndikon te sytë tanë. Valët e dritës blu emetohen nga pajisjet e ekranit. Por drita blu vjen kryesisht nga dielli, shpërndahet në atmosferën dhe ngjyros qiellin. Këto valë kanë më shumë energji sesa ngjyrat e tjera të dritës dhe i dërgojnë trurit sinjalin se është ditë.

Njerëzit që përdorin modalitetin e errët pretendojnë se përdorimi i tij në orët para gjumit i ndihmon të flenë më shpejt dhe të qëndrojnë në gjumë për periudha më të gjata kohore. Në teori, kjo është për shkak se drita e ekranit prish ciklin e gjumit.

Akademia Amerikane e Okulistikës (AAO) deklaron se lodhja e syve shkaktohet nga mënyra se si ne përdorim pajisjet dixhitale, jo domosdoshmërisht nga drita blu që vjen prej tyre.

A është Dark Mode opsion më i mirë për sytë?

Çfarë thonë hulumtimet në lidhje me Dark Mode?

Siç e thamë, nuk janë studime përfundimtare, por përgjithësisht theksojnë se:

1. Dark Mode mund të zvogëlojë lodhjen e syve: Adhuruesit e modalitetit të errët pretendojnë se ky opsion mund të rrisë sasinë e kontrastit midis tekstit që lexojnë dhe sfondit. Kjo, në teori, do ta bënte më të lehtë leximin. Leximi në ekran për shumë kohë të gjatë mund të shkaktojë lodhjen e syve dhe sy të thatë, ndaj mund t’i jepni një mundësi përdorimit të Dark Mode.

2. Dark Mode mund të zvogëlojë ekspozimin ndaj dritës blu: Ekspozimi ndaj dritës blu ka demonstruar efekte anësore, të tilla si vështirësia për të fjetur dhe lodhja e syve. Modaliteti i errët mund të zvogëlojë ekspozimin ndaj dritës blu, por gjithashtu mund t'i arrini këto rezultate duke ulur ndriçimin (brightness) e ekranit.

Burimet: RxOptical, Healthline