Pas plot 19 vitesh, Ellen DeGeneres ka vendosur t'i japë fund një prej programeve më jetëgjatë dhe më të njohur në Amerikë.
"Sado e mirë të jetë një shfaqje, sado kënaqësi të dhurojë, nuk paraqet më asnjë lloj sfide."- është shprehur moderatorja për Hollywood Reporter.
Ky konfirmim vjen disa muaj pas zërave që qarkullonin rreth Ellen dhe programit të saj, duke e etiketuar si vend toksik pune.
The Ellen DeGeneres Show daton që prej shtatorit të 2003-it dhe nuk do të transmetohet më pas përfundimit të sezonit të 19-të, në 2022-in.
Komedia e kombinuar me intervistat e veçanta dhe të ftuarit interesant e kanë bërë një nga programet më të famshëm në SHBA dhe jo vetëm.
"Unë do të ndaloja që pas sezonit të 16-të. Ai do të ishte sezoni im i fundit, por ata donin të firmosja një tjetër kontratë për 4 vite të tjerë. Iu përgjigja që mbase do të bie dakord edhe për një tjetër. Nuk pranuan sepse ishte e pamundur të firmosja vetëm për një sezon. Duhej më shumë pjesëmarrje. Ky ishte i gjithë plani."- vazhdoi ajo.
Përtej ndikimit që ky lajm ka tek fansat, DeGeneres është ajo më e emocionuara për një lamtumirë të tillë.
"E di që ato ditët e fundit do ta kem të vështirë, por e ndjej që është koha. Unë jam njeri krijues dhe kur je e tillë ke nevojë në mënyrë konstante të sfidohesh."
Përsa i përket akuzave se "në vendin e saj të punës dominonte frika", 63-vjeçarja tha se nuk kanë patur asnjë ndikim në vendim.
"Nëse do ta kisha përfunduar programin prej tyre, nuk do të kthehesha këtë sezon. E pranoj që më thyhet zemra kur dëgjoj që njerëzit këtu mund të kenë kaluar një eksperiencë që nuk është fantastike."- përfundoi ajo.
- Ish-punonjësja e Ellen akuzon moderatoren: 'Njeriu më i keq që kam takuar'
- Mariah Carey tregon për intervistën ‘jashtëzakonisht të pakëndshme’ me Ellen
- Vazhdojnë dramat për moderatoren: Kanali australian ndalon programin 'The Ellen Show'
- Disa personazhe të famshëm i dalin në mbrojtje Ellen-it, por s’po e ndihmojnë
- Ç’na mësoi rënia dramatike e Ellen për mënyrën si shohim VIP-at
- Ellen thyen heshtjen pas akuzave të rënda të stafit
- Keqtrajtimi i stafit: WarnerMedia nis një hetim për ‘The Ellen DeGeneres Show’
- Keqtrajtimi i stafit të Ellen: Ç’fshihet pas deklaratave tronditëse