News

Ministrja e Shëndetësisë flet për çlirimin e jetës social-ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë flet për çlirimin e

Jeta social-ekonomike duket se është drejt hapjes, ndonëse do të shoqërohet me masën e distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e higjienës. Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, foli për procesin e vaksinimit dhe lehtësimin e masave.

“Është fakt që tashmë kemi një përgjysmim të incidencës dy-javore për 100,000 banorë dhe ka një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spital nga javët që lamë pas, duke ulur kështu edhe pozitivitetin i cili është tashmë 4% mesatarisht.” – tha ministrja.

“Sot janë rreth 100 mijë qytetarë që i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, duke siguruar një mbrojtje më të mirë nga virusi i rrezikshëm,” shkroi ajo në Facebook. “Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-covid, por ky është një moment që na thërret të gjithëve për më shumë përgjegjësi, për respektimin e rregullave anti-covid, për të mbajtur në kontroll epideminë në vend.”

Ulja e rasteve të të infektuarve do të mundësojë çlirimin gradual të jetës social-ekonomike. Manastirliu nuk përmendi se kur do të lehtësohen masat, si orari i lëvizjeve, por theksoi se ekspertët e Komitetit Teknik janë duke vlerësuar situatën epidemiologjike.

“Eskpertët tanë të Komitetit Teknik janë duke vlerësuar në mënyën dinamike masat, por gjithçka do të varet nga ecuria e epidemisë. Çlirimi gradual i jetës social-ekonomike duhet medoemos të shoqërohet nga masat e distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e higjienës, në mënyrë që të mos bëjmë hapa prapa dhe të vijojmë të vendosur përpara në këtë kilometër të fundit në kthimin në normalitetin aq shumë të dëshiruar.”

Në fillim të prillit, Manastirliu u shpreh se “drita në fund të tunelit po afrohet çdo ditë e më shumë” si pasojë e fushatës së vaksinimit. Në po të njëjtën kohë, në një intervistë për emisionin “Dola te Ola” në News24, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha se vendi po shkon drejt hapjes. Sipas tij, këtë muaj Shqipëria do të hapet totalisht.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

The Minister of Health talks about the liberation of socio-economic life

Ministrja e Shëndetësisë flet për çlirimin e

Socio-economic life seems to be on the open, although it will be accompanied by the measure of physical distancing, masking and maintaining hygiene. In her speech in the Assembly, the Minister of Health and Social Protection, Ogerta Manastirliu, spoke about the vaccination process and the facilitation of measures.

"It is a fact that we already have a halving of the bi-weekly incidence per 100,000 inhabitants and there is a significant decrease in hospitalizations from the weeks left behind, thus reducing the positivity which is already 4% on average." - said the minister.

"Today there are about 100,000 citizens who have received both doses of the vaccine, providing better protection against the dangerous virus," she wrote on Facebook. "We are determined to intensify anti-covid vaccination, but this is a moment that calls us all to more responsibility, to respect anti-covid rules, to keep the epidemic in control in the country."

Reducing the number of infected people will enable the gradual liberation of socio-economic life. Manastirliu did not mention when the measures will be eased, such as the schedule of movements, but stressed that the experts of the Technical Committee are assessing the epidemiological situation.

"Our experts of the Technical Committee are dynamically evaluating the measures, but everything will depend on the progress of the epidemic. The gradual liberation of socio-economic life must necessarily be accompanied by measures of physical distancing, masking and maintaining hygiene, so as not to take steps backwards and continue to set forward in this last kilometer to return to normalcy so much desired. ”

In early April, Manastirliu said that "the light at the end of the tunnel is getting closer every day and more" as a result of the vaccination campaign. At the same time, in an interview for the show "Dola te Ola" on News24, the Minister of State for Reconstruction, Arben Ahmetaj, said that the country is moving towards opening. According to him, this month Albania will be fully opened.