Nëse ju ka shpëtuar sot teksa lundronit në internet, princ William dhe Kate Middleton festojnë 10 vjetorin e martesës! E dimë që dita e tyre e dasmës na duket sikur ishte, por ja që një dekadë përfundoi me sukses.
Meqë deklaratat e dashurisë dhe historinë e tyre të ëmbël e kemi përmendur herë të tjera, gjithë vëmendjen tonë e meriton dhurata e përvjetorit!
Fansat janë plotësisht të bindur që princi i ka dhuruar një super varëse diamandi princeshës me rastin e 10 vjetorit të martesës dhe prova janë këto foto:
View this post on Instagram
Sipas The Sun, Kate ka vendosur një varëse me gur diamandi që kushton plot $12,350! Një varëse të tillë, dukesha s'e ka vendosur kurrë më parë, detaj që i bën njerëzit të binden se është dhurata e fundit e princit për të.
Si duket varësja me detaje?
Kështu, por përpara se të bëni ndonjë kërkesë aspak realiste nxitur nga imagjinata , kujtoni çmimin dhe shihni partnerin. Nëse s'është princ William, tërhiquni në kohë.