Verën e shkuar, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg u fotografua duke bërë sërf në Hawaii, por çfarë njerëzit s'harruan kurrë nga ajo fotografi ishte fytyra e Mark. E gjitha e mbuluar me krem dielli, ishte material i mjaftueshëm për internetin që ta shndërronte Ceo-n e famshëm në meme.
Një vit më vonë, Zuckerberg gjatë një komunikimi Live në Instagram u kthye pikërisht tek fytyra që dukej aq e çuditshme pas lyerjes së tepërt me krem dielli.
Ndonëse nuk ka asgjë për të shpjeguar një njeri që zgjedh të vendos shumë krem për t'u mbrojtur nga dielli, kreu i Facebook i sqaroi njëherë e mirë të gjithë.
Ai the se duke qenë se është njeri me lëkurë shumë të bardhë, preferon të mbrohet dhe ta mbajë lëkurën e shëndetshme teksa bën sporte ujore.
Hmm, por s'e mbylli me kaq. Duket se kishte një arsye tjetër pse fytyra e tij dukej ashtu siç dukej.
Mark sqaroi se pa një fotograf që po e ndiqte gjatë gjithë kohës kur bënte sërf, prandaj një mbulim i mirë mund ta shpëtonte.
Nuk funksionoi, por të paktën Zuckerberg shpëtoi nga djegia. Përsa i përket meme-ve, u shpreh se:
"Nëse dikush do të bëjë një meme me krem dielli në fytyrë, le ta bëjë. Unë jam i lumtur që e kam bërë internetin të qeshë."
Burimi: BuzzFeed