Health

Epidemiologu në lidhje me imunitetin ndaj Covid-19: 'Ka lajme të mira'

Epidemiologu në lidhje me imunitetin ndaj Covid-19: 'Ka lajme të

Një nga çështjet më të diskutuara gjatë periudhës së pandemisë, ka qenë imuniteti natyror që krijohet në bazë të anti-trupave. Epidemiologu Ilir Alimehmeti përmes një statusi në Facebook, ka ndarë me njerëzit atë që ai e quan lajm të mirë. 

Sipas studimeve të kryera së fundmi, individët të cilët e kanë kaluar njëherë Covid-19, janë të mbrojtur nga ri-infektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave.

“Imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij.  Sa më shumë kalon koha nga shfaqja e SARS-CoV-2 në popullatë, aq më të gjata në kohë bëhen studimet mbi imunitetin natyror te personat që e kanë kaluar infeksionin. Rishtazi, një studim i kryer në Ishujt Faroe (territor autonom i Mbretësisë së Danimarkës) ndoqi në nivel të popullatës të gjithë personat që e kaluan COVID-19 gjatë valës së parë dhe të dytë.

Gjetja kryesore? Përgjigja natyrore e anti-trupave të Covid-19 zgjat deri në 12 muaj.

Ngjashmërisht me studime të tjera ata gjejnë se nivelet e antitrupave IgG bien goxha gjatë 7 muajve të parë. Pas 7 muajve, antitrupat vazhdojnë bien, por ritmi i rënies ngadalësohet duke qëndruar relativisht të qëndrueshëm në periudhën 7 deri 12-mujore pas infektimit."- shkruan mjeku.

Ndër të tjera ai shtoi se në studimet e kryera, niveli i antitrupave nuk shfaqi ndryshime ndërmjet burrave dhe grave në ecurinë kohore.

"Rezultatet tona tregojnë se individët që e kanë kaluar Covid-19 kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga reinfektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave dhe ndoshta edhe më gjatë."-përfundon ai.

Epidemiologu në lidhje me imunitetin ndaj Covid-19: 'Ka lajme të

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Epidemiologist on immunity to Covid-19: 'There is good news'

Epidemiologu në lidhje me imunitetin ndaj Covid-19: 'Ka lajme të

One of the most discussed issues during the pandemic period, has been the natural immunity that is created on the basis of anti-bodies. Epidemiologist Ilir Alimehmeti through a status on Facebook, has shared with people what he calls good news. 

According to recent studies, individuals who have once taken Covid-19 are protected from re-infection for up to 12 months after the onset of symptoms.

"Natural immunity evolved over hundreds of thousands or millions of years works quite well, despite media and pseudoscientific criticism of it. The longer the time elapses since the onset of SARS-CoV-2 in the population, the longer the studies on natural immunity in persons who have passed the infection become. Recently, a study conducted in the Faroe Islands (autonomous territory of the Kingdom of Denmark) followed at the population level all persons who passed COVID-19 during the first and second waves.

The main finding? The natural response of Covid-19 antibodies lasts up to 12 months.

Similar to other studies they find that IgG antibody levels drop pretty much during the first 7 months. "After 7 months, the antibodies continue to fall, but the rate of decline slows down, remaining relatively stable in the period of 7 to 12 months after infection." - writes the doctor.

Among other things, he added that in the studies conducted, the level of antibodies did not show differences between men and women in the course of time.

"Our results show that individuals who have taken Covid-19 are more likely to be protected from reinfection for up to 12 months after the onset of symptoms and possibly longer."

Epidemiologu në lidhje me imunitetin ndaj Covid-19: 'Ka lajme të