Relationships

'Më tradhtoi kur isha në momentin tim më të keq': Si mund t'i besoj përsëri?

'Më tradhtoi kur isha në momentin tim më të keq':

Dilema është e zakonshme. Ai ishte i pakënaqur, nuk ndihej i dëshiruar, bla bla bla...Jemi tek të 50-at, të pa martuar dhe pa fëmijë. Kemi 16 vite bashkë dhe kemi qenë miq për 18 të tjera.

Ai më la vitin e kaluar. Pastaj zbulova tradhtinë, por më tha se tradhtia filloi vetëm 3 muaj para se të më linte. Pas nëntë javësh larg, ne u pajtuam dhe ai i dha fund marrëdhënies së tij. S'po e kuptoja pse ishte aq i mërzitur, pastaj mora vesh se lidhja kishte qenë në fakt 3-vjeçare, jo 3 muaj. Atëherë pse e la atë dhe u kthye tek unë? Më tha se veproi kështu sepse "më donte vërtet dhe shpresonte se do të ishim të lumtur përsëri".

Gjatë atyre tre viteve, unë bullizohesha në punë, kalova nga një punë me pagë më të lartë në një pagë me më të ulët, pastaj fatmirësisht gjeta një vend që më pëlqente. Pastaj zbulova se kisha kancer gjiri dhe u preka keq nga trajtimi. Ka qenë një periudhë e mbingarkuar për mua në çdo aspekt.

Tani ai thotë se s'ka më kontakt me të, por si mund ta besoj? Dua të kontaktoj gruan tjetër, sepse jam e bindur se ajo do më thotë të vërtetën. 

Marielle, terapistja e gruas (së mbetur anonime) i thotë se "gjasat janë që të kenë komunikuar, po ç'vlerë ka tani?"

"Partneri juaj ka gjetur "zgjidhjen" më të thjeshtë për problemet e tij, por është e domosdoshme që ju t'i vendosni veprimet e tij në kontekst, çfarë do që të bëni. Të kuptuarit se të dy keni përjetuar një nga periudhat më të trazuara të jetës mund t'ju ndihmojë ta lehtësojë sadopak zemërimin që keni sepse "ju braktisi, kur kishit më shumë nevojë për të". Ju keni çdo të drejtë të zemëroheni, por duhet ta shihni si diçka të shkuar atë që keni përjetuar dhe të mos qëndroni të "varrosur" tek sëmundja që kaluat, tek bullizimi në punë, tek tradhtia e tij etj. Është koha të vendosni veten dhe nevojat tuaja në radhë të parë dhe kjo do të thotë që ndoshta do t'ju duhet edhe kohë për të kuptuar se cilat janë nevojat tuaja. Ndoshta do të kuptoni se ju nuk keni më "nevojë" për një partner, për atë partner ose thjesht s'e dashuroni më, ose do të zbuloni të kundërtën."

Ajo vazhdon:

"Ju mund ta falni partnerin ose mund të largoheni, por sido që të jetë, ndaloni së gërmuari në përpjekje për të zbuluar prova për tradhti të mëtejshme. Kjo është gjëja më e gabuar. Ai e ka bërë të qartë se ju jeni përparësia e tij. Për ty, ai mund të jetë ose jo, përparësia jote."

Shumë nga çfarë kanë ndodhur janë rezultati i një komunikimi të dobët, por vetëm ti mund të vendosësh nëse do të përpiqeni të rregulloni marrëdhënien apo do të shihni jetët tuaja. Përgjigjen për këtë e keni vetëm ju, por të kërkoni për më shumë tradhti, më shumë 'pisllëqe' nga ai, sidomos në pikën në të cilën jeni, nuk është kurrsesi zgjidhja.

Përshtatur nga The Guardian

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

'He betrayed me when I was in my worst moment': How can I trust him again?

'Më tradhtoi kur isha në momentin tim më të keq':

The dilemma is common. He was dissatisfied, he did not feel wanted, blah blah blah ... We are in our 50s, unmarried and without children. We have been together for 16 years and have been friends for 18 others.

He left me last year. Then I discovered the betrayal, but he told me that the betrayal started just 3 months before he left me. After nine weeks away, we reconciled and he ended his relationship. I did not understand why he was so upset, then I found out that the relationship had actually been 3 years, not 3 months. Then why did he leave her and come back to me? He told me, he did so because "he really loved me and hoped we would be happy again".

During those three years, I was bullied at work, I went from a higher paid job to a lower paid one, then thankfully I found a job I liked. Then I found out I had breast cancer and was badly affected by the treatment. It has been an overloaded period for me in every aspect.

Now he says he has no more contact with her, but how can I believe him? I want to contact the other woman because I am convinced that she is telling me the truth. 

Marielle, her therapist, tells her that "they are likely to have communicated, but what is the value now?"

"Your partner has found the simplest 'solution' to his problems, but it is imperative that you put his actions into context, whatever you do. Realizing that you have both experienced one of the most difficult periods life's troublesome can help alleviate some of the anger you have because “he abandoned you when you needed him most.” You have every right to be angry, but you should see as something gone what you have experienced and do not stay "buried" in the illness you went through, in bullying at work, in his betrayal.It is time to put yourself and your needs first and that means you will probably need time, too. understand what your needs are.You will probably realize that you no longer "need" a partner,for that partner you either just don't love him anymore, or you will find out the opposite. "

She continues:

"You can forgive your partner or you can leave, but either way, stop digging in an attempt to uncover evidence of further infidelity. This is the worst thing. He has made it clear that you are his priority. "For you, it may or may not be your priority."

Much of what has happened is the result of poor communication, but only you can decide if you want to try to fix the relationship or see your lives. The answer to this is yours alone, but asking for more betrayal, more 'dirt' from him, especially at the point you are at, is by no means the solution.

Adapted from The Guardian