Një ditë e re në TikTok, një trend i ri. Së fundmi, disa njerëz po flasin për klorofilin e lëngshëm. Në një video, dikush hedh disa pika klorofil në një enë me ujë dhe më pas tregon se ka bërë mrekulli për lëkurën. A ia vlen?
Çfarë është klorofili, fillimisht?
Klorofili luan një rol të rëndësishëm në lulëzimin e bimëve dhe ngjyrën e tyre jeshile. Te bimët, është absolutisht thelbësor për fotosintezën - ai procesi për të cilin kemi mësuar në biologji, që lejon bimët të thithin energji nga rrezet e diellit. Klorofili ka funksion metabolik në bimë, siç janë frymëmarrja dhe rritja e tyre. Ai gjithashtu ka vitamina, antioksidantë dhe veti terapeutike.
Cilat janë përfitimet e klorofilit?
- stimulimi i sistemit imunitar
- detoksifikimi
- pastrimi i zorrëve
- më shumë energji
- parandalimi i kancerit
- humbja në peshë
Këto janë përfitimet më të diskutuara, megjithëse duhet theksuar se nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar më mirë këto përfitime të mundshme.
Cilat janë rreziqet?
Klorofili natyror ose i marrë përmes suplemente nuk njihet si toksik, por ka disa efekte anësore, si:
- probleme me tretjen
- diarre
- jashtëqitje e gjelbër, e verdhë ose e zezë
- kruarje ose djegie në vendet që aplikohet
Në mënyrë jo-natyrore, klorofili mund të merret në formën e tabletave, pomadave, sprucuesve ose në formë të lëngshme.
Në mënyrë natyrore, bimët e freskët dhe jeshile mund të jenë një burim i mirë i klorofilit, si bishtajat, spinaqi, majdanozi, rukola, bizelet dhe preshi.
Kini kujdes: Nëse dëshironi të merrni klorofil në mënyrë jo-natyrore, flisni paraprakisht me mjekun.
Burimet: Glamour, Healthline