Celebrity

Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshorti flasin ende në FaceTime bashkë: 'E duam njëri-tjetrin'

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2021

Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshorti flasin ende në FaceTime

Në një intervistë të re me Esquire, aktori Justin Theroux, ish-bashkëshort i Jennifer Aniston tha se çifti "s'mund të ishte bashkë", por "i sjellin njëri-tjetrit gëzim dhe janë miq të mirë".

"Do thoja që kemi mbetur miq. Ne flasim me FaceTime. Dërgojmë mesazhe. Na pëlqen apo jo, nuk e patëm atë ndarjen dramatike dhe e duam njëri-tjetrin. Jam i sinqertë kur them se e çmoj miqësinë tonë. Ajo më bën të qesh, ka shumë humor. Do të ishte humbje për mua nëse s'do kisha kontakt me të. Shpresoj se dhe ajo mendon të njëjtën gjë."

Deklarata vazhdoi:

"Normalisht që këtë e kemi bërë privatisht, duke qenë se industria e thashemeve nuk mund t'i rezistojë një mundësie për të spekuluar dhe shpikur, prandaj çfarë nuk del nga goja jonë, është thjesht trillim i dikujt tjetër. Mbi të gjitha, ne jemi të vendosur të ruajmë respektin dhe dashurinë e thellë që kemi për njëri-tjetrin."

Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshorti flasin ende në FaceTime

Çifti u njohën në 2008-ën dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 2011. Ata u martuan në gusht të 2015-ës, në një ceremoni që u maskua si "festa e ditëlindjes së Theroux". 3 vite më pas, çifti u divorcua.

Në intervista të mëparshme, aktori është shprehur se ndarja ka qenë "zemërthyese", më shumë "në kuptimin që miqësia s'do ishte më e njëjtë".

"Miqësia jonë ndryshon e ndryshon, por mbetet aty gjithnjë dhe kjo është diçka për të cilën jemi të dy krenarë."

Poll