Kate Middleton dhe princi William do të festojnë 10-vjetorin e martesës, megjithatë njerëzit po mësojnë ende gjëra të reja për ditën e tyre të madhe. Në dokumentarin e ri "The Day Will and Kate Got Married", flitet për një sërë detajesh në ditën e dasmës së çiftit, më 29 prill 2011. Diçka që njerëzit nuk kanë vënë re ka qenë madhësia e tortës.
Torta e përbërë nga rreth 17 lloje frutash, me 8 nivele dhe e gjatë thuajse 1 metër, mesa duket, ishte shumë e vështirë për t'u transportuar. Projektuesja e saj, Fiona Cairns, zbuloi se kishin patur probleme për ta futur në Pallatin Buckingham për ngjarjen e madhe, duke hequr përfundimisht një derë për ta kaluar atë.
Cairns thotë se mban mend që mbretëresha Elizabeth thoshte "dëgjova që keni prishur shtëpinë time". Sidoqoftë, në fund, gjithçka u vu në vend.
Nëse tani po pyesni për tortën e princit Harry dhe Meghan Markle, ata sigurisht që devijuan nga tradicionalja. Zakonisht tortat me fruta janë elementi kryesor i tortës së dasmës, por çifti zgjodhi një tortë kryesisht të përbërë me krem limoni dhe të dekoruar me lule të freskëta.
Torta e dasmës së Kate dhe William ka vazhduar të shërbehet në secilën nga pagëzimet e fëmijëve te tyre, princit George, princeshës Charlotte dhe princit Louis. Kush e di, ndoshta ka mbetur pak tortë dhe për përvjetorin e tyre këtë muaj?
Burimi: Glamour