Muzika

Shqiptarët e kanë ‘myt’ me komente në YouTube te kjo këngë e huaj

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2021

Shqiptarët e kanë ‘myt’ me komente në YouTube te kjo

Ju thonë gjë emrat Manuel González Vera dhe Yeray Blanco García?

Me shumë mundësi jo. Po këta dy në foto ju kujtojnë ndonjë gjë?

Shqiptarët e kanë ‘myt’ me komente në YouTube te kjo
Yeray Blanco García dhe Manuel González Vera

Me gjasë jo. As kjo foto nuk ju duket e njohur?

Shqiptarët e kanë ‘myt’ me komente në YouTube te kjo

Ndoshta tani po bëni lidhjen. Sidoqoftë, po ju ndihmojmë edhe me një pjesë kënge:

Y ya no sé dónde estará, no sé si viene o si va
A mí esta espera se me hace mala, mala, mala
Por aquí sigue todo igual, lo único es que tú no estás
Y tu ausencia ya se nota, ya se nota, ya se nota

Po. Është grupi spanjoll flamenco-pop Los Rebujitos dhe ~sigurisht~ kënga e tyre e famshme “Un bonito final”. Me të drejtë ju do të pyesni se pse po përmendim “Un bonito final” në vitin 2021, ndërkohë që kënga është në YouTube që prej vitit 2011. Jo rastësisht.

Nisur nga një rubrikë e Anabel Media në Instagram për “Këngën e jetës sime”, dikush përmendi “Un bonito final”. Bukur deri këtu. Pas kësaj, një tjetër u shpreh se kjo këngë ka vetëm komente shqiptare. Kaq u desh dhe nga kurioziteti e gjetëm veten te lista e gjatë e komenteve në versionin e parë të këngës (pasi është edhe një tjetër feat Andy&Lucas).

“Nuk mund të quhesh shqiptar nëse nuk përmend rakinë, Skënderbeun, shqiponjën dhe Los Rebujitos,” shkruan dikush. “Me gusta mucho esta canción, felicidades por hacer esta canción” shkruan dikush dhe pikërisht kur ti nis edhe thua me vete, “Oh, më në fund një koment spanjoll”, ai shton: “E bëjmë një koment spanjisht se gjynah”.

Edhe kur syri të kap diçka të shkruar në frëngjisht që komplimenton këngën, “ç'est un chanson magnifique. Je l'écoute depuis 4 ans”, sërish lexon: “Hë se shqiptar jam dhe unë”. Në të tjera komente, njerëzit thonë se çunat e Los Rebujistos duhet të marrin nënshtetësinë shqiptare. Të tjerë, thonë që duhet të falenderojnë Shqipërinë se shqiptarët i dhanë klikimet. Ok, qëndron si argument.

Është e paqartë se si nisi trendi i komenteve, por mund të shpjegohet me faktin që kënga u bë hit vite më parë. Janë dashur disa komente, pastaj dhjetëra të tjerë e kështu me radhë, derisa u bë lojë dhe njerëzit rikthehen vit pas viti për të shkruar, “Viti 2021, a ka shqiptarë ende këtu?”.

Siç dikush tha, “nuk e kuptojmë se ç’duan spanjollët këtu”. E mbyllim me një nga komentet më epike:

90% e komenteve janë shqip. 10% janë shqiptarë që provojnë a dinë të shkruajnë spanjisht.

Disa prej komenteve i gjeni në vijim; të tjerat te videoja në YouTube.