Art & Libra

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet për $62 milionë

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2021

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet

E konfirmuar nga Rekordet Botërore Guinness si piktura më e madhe në botë, "The Journey of Humanity” (Rrugëtimi i njerëzimit), vepra e artit në kanavacë, u shit për 62 milionë dollarë.

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet

Vepra e artistit britanik Sacha Jafri u shfaq në një ankand në Dubai të hënën. “Rrugëtimi i njerëzimit” është i ndarë në 70 korniza të cilat së bashku janë 1,595.76 metra katrorë.

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet

Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai, bleu të 70 segmentet, thanë organizatorët të martën. Shuma ishte sa dyfishi i asaj të synuar dhe të gjitha paratë shkuan për bamirësi për të ndihmuar fëmijët.

"Unë vij nga një familje e varfër dhe e di se si është që të mos kesh asgjë për të ngrënë, por të paktën kisha dashurinë e prindërve të mi, shkollimin dhe mbështetjen," Abdoune, i cili drejton një biznes kripto-valutash, tha për Agence France-Presse. "Piktura ishte shumë e fuqishme kur e pashë, dhe, për mua, do të kishte qenë një gabim të ndaja copëzat.”

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet

Abdoune theksoi pandeminë e koronavirusit, duke u ndalur te dëmtimi i fëmijëve. "Ne duhet të reagojmë, kështu që nëse mundem të vendos edhe unë pjesën time në puzzle, jam shumë i lumtur,” shtoi ai.

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet

Ndërkohë artisti bashkëkohor shpreson që puna e tij të shkaktojë një lëvizje humanitare. Në pikturën e Jafri-t u përfshinë edhe punime të fëmijëve nga 140 vende.

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet

1,595.76 metra katrorë: Piktura më e madhe në botë shitet

Krijimin e pikturës mund ta ndiqni në këtë video në formatin time-lapse.